Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cikli mujor i parregullt për shkak të kontracepsionit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (67)

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah22-05-1438h.mp3

 www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua ka përdorë mjete kontraceptive, prandaj cikli i saj mujor ka ndryshuar. Ndonjëherë ai zgjat një javë dhe ndalet, pastaj vjen sërish pas dy javësh dhe atëherë i del vetëm pak gjak. Si veprohet në një rast të tillë?

Përgjigje: Kur ajo sheh gjak ajo vepron në përputhje me rrethanat. Kur gjaku pushon ajo lahet dhe falet. Ajo duhet të veprojë sipas daljes së gjakut dhe përfundimit të tij. Kur gjaku i vie, ajo vepron në përputhje me rrethanat dhe ndalohet nga namazi. Kur gjaku pushon ajo lahet dhe fillon të falet.

Shpërndaje: