Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cila është mënyra më e mirë për të agjëruar gjashtë ditët e Sheualit?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (20/20)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cila është mënyra më e mirë për të agjëruar 6 ditët e Sheualit?

Përgjigje: Mënyra më e mirë është që ato të agjërohen menjëherë pas bajramit dhe me radhë, thonë dijetarët. Kjo përshtatet më mirë me hadithin:

 “…dhe të pasosh atë me agjërimin e gjashtë ditëve në Sheual…”

Dhe kjo është nxitim në vepra të mira, në të cilën Kurani dhe sunneti nxisin dhe të cilën e lavdërojnë.

Kjo gjithashtu dëshmon vendosmërinë e plotë të robit. Ai duhet të shfrytëzojë rastin pasi që ai nuk e di se çfarë e pret atë më pas. Sapo të mësojë robi një vepër të mirë duhet të shfrytëzojë rastin dhe ta bëjë atë.

 

Shpërndaje: