“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cila është urtësia pas ndalimit të nikabit në ihram?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Fet’h-ur-Rab el-Uadud (1/27-28)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com  (1/352)

Pyetje: Cila është urtësia pas ndalimit të nikabit në ihram?

Përgjigje: E vetmja gjë që është e ndaluar për gruan në ihram është bartja e nikabit që është e qepur sipas fytyrës dhe dorëzat. Megjithatë, ajo duhet të mbulojë fytyrën me mbulesën e saj nëse ajo është në prani të burrave të huaj.

Sa i përket urtësisë, ne nuk hulumtojmë rreth saj. Ne jemi të detyruar vetëm të nënshtrohemi. Kështu duhet robërit t’i përmbahen urdhrave dhe ndalesave të Zotit.

Shpërndaje: