Burimi: ”Komisioni i Përhershëm për kërkime shkencore dhe fetva”, fetvaja nr. 17763
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cila ka prioritet më të madh: Akideja apo el-Hakimijeh (themelimi i një qeveri Islame)?
Përgjigje: Gjëja e parë që një mysliman duhet të bëjë është të mësojnë akiden e saktë dhe të përqendrohet në të.
Allahu (te ala) ka thënë:
“Atëherë, dije se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut. Kërko falje për gjynahun tënd dhe për besimtarët e besimtaret! Allahu e di se si silleni ju dhe ku qëndroni.” Muhamed, 47:19
Gjëja e parë që të gjithë të dërguarit vepruan, ishte thirrja në akide (besim) të saktë dhe me të vetmin qëllim, i cili ishte: ‘adhurimi i Allahut të Vetëm pa i shoqëruar Atij asnjë shok’.
Allahu (te ala) ka thënë:
وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ
“Çdo populli Ne i çuam një të dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni adhurimin e tagutit!” En-Nahl, 16:36
El-Hakimijeh është pjesë e besimit, por nuk është i tërë besimi.
Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe bekimi qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen e tij dhe shokët e tij.