“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cilat janë llojet e hipokrizisë?

Imam Muhamed bin Abdil-Uehab (v. 1206)
50 Pyetje dhe Përgjigje në çështje të besimit, fq. 15-16
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cilat janë llojet e hipokrizisë?

Përgjigje: Hipokrizia ndahet në dy lloje: hipokrizi në besim dhe hipokrizi në vepra.

Hipokrizia në besim është ajo që përmendet disa herë në Kuran, dhe personat që bien në këtë formë do të jenë në shkallën më të ulët të xhehenemit.

Ndërsa hipokrizia në vepra është ajo që është përmendur në hadith, ku profeti ﷺ ka thënë:

“Ai që i ka këto katër tipare është hipokrit i kulluar. Ndërkaq, ai që ka vetëm njërin prej tyre, atëherë ka një prej tipareve të hipokrizisë derisa ta braktisë atë. Ato janë:

Kur flet, gënjen. 

Kur premton, e thyen premtimin.

Kur i besohet diçka, tradhton.

Kur polemizon, bëhet vulgar.”

Transmeton Bukhari (34) dhe Muslimi.

Shpërndaje: