“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cilat namaze duhet falur pas pastrimit nga menstruacionet?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.alifta.net/Fatawa/fatawaDetails.aspx?View=Page&

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse femra pastrohet nga menstruacionet në njërën prej kohëve të namazit, çka obligohet që të falë? A duhet që ajo fillimisht të falë namazin që ka kaluar para se të pastrohet? Siç është: nëse ajo është pastruar në kohën e ikinidisë, a duhet ta falë edhe namazin e drekës? Apo nëse ajo pastrohet në kohën e akshamit, a duhet ta falë edhe ikindinë?

Përgjigje: Nëse ajo pastrohet në kohë të namazit i cili mund të bashkohet me namazin që vjen pas tij, atëherë ajo duhet t’i falë që të dy namazet. Për shembull, nëse ajo është pastruar në ikindi, atëherë ajo duhet të falë drekën dhe ikindinë, dhe nëse pastrohet në kohë të jacisë, ajo duhet të falë akshamin dhe jacinë. Ndërsa nëse ajo pastrohet pasi të hyjë koha e namazit të sabahut, atëherë ajo duhet të falë vetëm namazin e sabahut. Kjo është me çka obligohet femra sipas asaj që kanë dhënë fetva një grup sahabësh (radijAllahu anhum). Kjo ngase gjendja e saj i ngjason gjendjes të personit të sëmurë i cili i bashkon dy namazet të cilat mund të bashkohen me njëri tjetrin. Pra nëse ajo pastrohet në ikindi, ajo vepron sikurse personi i sëmurë i cili në atë kohë e falë drekën dhe ikindinë. Dhe nëse pastrohet në jaci, atëherë e falë akshamin dhe jacinë. Mirëpo nëse ajo pastrohet pasi të ketë hyrë koha e sabahut, atëherë ajo e falë vetëm namazin e sabahut.

Ndërsa nëse asaj i është ndërprerë gjaku vetëm pasi të ketë lindur dielli dhe pastrohet, ajo nuk duhet të falë as namazin e sabahut. Kjo ngase koha e namazit të sabahut ka përfunduar dhe se ajo nuk është pastruar vetëm pasi ka lindur dielli. Pra në rast të tillë ajo nuk ka asnjë obligim.[1]


[1] Nëse pastrimi ndodh në kohë të drekës apo akshamit, atëherë ajo duhet të falë vetëm namazin e drekës gjegjësisht akshamit. (v.p.)

Shpërndaje:

Dela på facebook
Dela på whatsapp
Dela på telegram