Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cilat namaze falen gjatë kohëve të ndaluara?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Lika El-Bab El-Maftuh (14 B)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A lejohet të falet namazi i abdesit në kohën e ndaluar pas ikindisë?

Përgjigje: Namazi i abdesit në një kohë të ndaluar është i lejuar. Sipas mendimit më të fortë, të gjitha namazet që kanë një shkak të vlefshëm janë të lejuara edhe gjatë kohëve të ndaluara. Shembuj të këtyre namazeve janë: namazi pas abdesit, dy rekate për hyrjen në xhami, dy rekate pas tavafit, një namaz i dytë me xhemat me njerëz që po e falin atë, e kështu me radhë. Mendimi i saktë dhe parimi i përgjithshëm është se të gjitha namazet me arsye të vlefshme janë të lejuara edhe gjatë kohëve të ndaluara.

Shpërndaje: