Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili do të jetë burri i gruas në xhenet nëse ajo ishte e martuar dy herë në këtë botë?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu Fataua vol 2. fq.53

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Nëse një grua ishte martuar dy herë në këtë botë me cilin burrë do të jetë ajo në jetën tjetër?”

Përgjigje: ”Në qoftë se një grua kishte dy burra në këtë botë ajo mund të zgjedh mes tyre në ditën e gjykimit në xhenet. Dhe në qoftë se ajo nuk ishte e martuar në këtë botë, Allahu (te’ala) do ta martojë atë me një burrë në të cilin syri i saj gjen hare në xhenet. Bekimet e xhenetit nuk janë të kufizuara për burrat, por ato janë për burrat dhe për gratë, dhe në mesin e këtyre bekimeve është pikërisht martesa.”

Shpërndaje: