Imam Muhammed Ibn Abdil-Vehab (v.1206)
Burimi: 50 pyetje dhe përgjigje për Doktrinën e Besimit faqe 24-26.
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: ”Cili është dallimi në mes Kaderit (përcaktimit) dhe Kada (gjykimit)?”
Përgjigje: ”Baza e fjalës Kader është se ajo është një emër i cili rrjedh nga folja ”kader”. Kjo fjalë përdoret për vlerësimin e diçkaje, e cila do të thotë, ta bësh diçka të qartë dhe të detajuar.
Megjithatë fjala zakonisht përdoret me kuptimin që Allahu ka përcaktuar që ajo të ndodhë para se të ndodh.
Fjala ”Kader” mund të ketë kuptimin se dispozita universale është në përputhje me atë që është shkruar (nga Allahu që të ndodhë). Fjala mund të përdoret gjithashtu për të njëjtin kuptim, e cila do të thotë, për të bërë diçka shumë të qartë dhe të detajuar.
Fjala ”Kader” mund të përdoret edhe me kuptimin e ”Kada” që do të thotë paracktim i gjithëpërfshirëshëm i cili (paracaktimi) do të ndodhë.
Fjala ”Kada” mund të ketë edhe kuptimin si, vendimet fetare të Sheriatit.
Allahu ka thënë:
”…e pastaj të mos ndiejnë pakënaqësi ndaj gjykimit tënd dhe derisa t’i pranojnë vendimet e tua plotësisht të nënshtruar.” 1
Fjala ”Kada” po ashtu mund të ketë kuptimin, të përfundosh dhe të përkryesh diçka.
Allahu ka thënë:
”E kur të kryhet namazi.” 2
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin, vetë veprimi.
Allahu ka thënë:
”…e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!.” 3
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin për të informuar në lidhje me diçka ose të tregosh paraprakisht për diçka.
Allahu ka thënë:
”Ne u shpallëm beni israilëve në libër”. 4
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin si, vdekja.
Allahu ka thënë:
”Dhe ata thërrasin: ”O Malik, le të na e marrë shpirtin Zoti yt!”. Ai thotë: ”Ju do të jeni aty përgjithmonë!” 5
Ajo gjithashtu mund të thotë se merr fund çështja kur Allahu vien.
Allahu ka thënë:
”Ata nuk janë duke pritur tjetër, por vetëm t’ju vijë Allahu (urdhëri i Allahut në ditën e gjykimit) nën hije të reve, (t’ju vijnë) engjëjt dhe çështja të jetë e kryer (kush për xhennet e kush për xhehennem).” 6
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin se diçka është e përkryer tërësisht.
Allahu ka thënë:
”Ti mos nxito me Kur’anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti…” 7
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin se diçka është e përcaktuar dhe e vendosur.
Allahu ka thënë:
”e kryhet mes tyre gjykimi me drejtësi, e atyre nuk u bëhet padrejt.” 8
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin që të formosh dhe të krijosh.
Allahu ka thënë:
”Dhe ata i krijoi shtatë qiej brenda dy ditëve dhe secilit qiell i caktoi atë që i nevojitej.” 9
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin se diçka është e caktuar (është marrë vendimi rreth asaj gjëje).
Allahu ka thënë:
”Kjo është çështje e kryer!” 10
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin e një urdhërimi fetar.
Allahu ka thënë:
”Ai urdhëroi të mos adhuroni tjetër vetëm Atë.” 11
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin që të arrish qëllimin tënd.
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin të vendosësh (me detyrim) një vendim në mes të dy njerëzve që kanë një mosmarrëveshje.
Ajo gjithashtu mund të ketë kuptimin të kryesh diçka.
Allahu ka thënë:
”E kur t’i kryeni detyrat tuaja,” 12
Në të gjitha këto kuptime fjala Kada është një emër i cili është rrënja e fjalës.”
1 An-Nisa’ 4:65
2 El-Xhumuah 62:10
3 Ta-Ha 20:72
4 Isra 17:4
5 Ez-Zhukhruf 43:77
6 El-Bekare 2:210
7 Ta-Ha 20:114
8 Ez-Zumer 39:69
9 Fusilet 41:12
10 Merjem 19:21
11 Jusuf 12:40
12 El-Bekare 2:200