Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi i alivanosjes gjatë agjërimit?

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)

Burimi: Fataua Sijam

www.perlatmuslimane.com

Pyetja nr 8: Cili është gjykimi i alivanosjes gjatë agjërimit?

Përgjigje: Alivanosja mund të ndahet në dy lloje:

1 – Alivanosje e lehtë që zgjat një ditë, një gjysmë dite dhe të ngjashme. Kjo alivanosje ka të njëjtin gjykim si gjumi.

2 – Alivanosje e gjatë e cila zgjat për shembull një apo dy muaj. Një person i tillë merr të njëjtin gjykim si personi i çmendur pena e të cilit është ngritur.

Shpërndaje: