Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429)
Burimi: Fataua Sijam
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetja nr 36: Cili është gjykimi për agjërimin me xhemat, namazin nafile me xhemat dhe ibadete të tjera (me xhemat)?
Përgjigje: Kjo është një nga mëkatet më të ndaluara. Ne i njohim ata që i obligojnë njerëzit me gjëra që Allahu nuk i ka obliguar. Ata e bëjnë këtë në mënyrë që t’ua bëjnë gjërat më të dashura dhe e quajnë atë ”agjërim me xhemat”, dhe emra të tjerë. Ne e dimë se kush janë ata dhe në çfarë gjendje ata janë. Të gjithë njerëzit i njohin ata. Kjo gjë është e kotë. Ai që e obligon këtë e ka bërë vetën një ligjvënës me Allahun dhe të dërguarin e Tij ﷺ dhe ka obliguar diçka që Allahu (subhanehu ue te ala) nuk ka obliguar. Profeti ﷺ nuk e obligoi askënd që të falet gjatë natës ose të agjërojë disa ditë të caktuara.
Këta njerëz janë të detyruar që ta kenë frikë Allahun dhe të pendohen për atë që ata e quajnë ”agjërimi me xhemat”, ”namazi i natës me xhemat” dhe tjera gjëra si këto. Kjo absolutisht nuk lejohet.
Allahu (subhanehu ue te ala) ka thënë:
”A mos kanë ata ortakë që u ligjësuan atyre fe, të cilën nuk e urdhëroi Allahu? Po sikur të mos ishte fjala vendimtare (e Allahut që shpërblimi dhe ndëshkimi të jenë në ahiret), do të kryhej dënimi mbi ta, e megjithatë, mohuesit do të kenë dënim të dhembshëm.” 42:21