Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për atë që falet i vetëm pas një rreshti në namazin me xhemat?

Alameh Mukbil bin Hadi el-Uadi´i (v. 1422)

Burimi: Tuhfat ul-Muxhib faqe. 87

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është gjykimi për atë që falet i vetëm pas një rreshti në namazin me xhemat?”

Përgjigje: ”Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Nuk ka namaz për atë që falet i vetëm pas një rreshti [në namazin me xhemat]”

dhe zinxhiri i hadithit është mjaft i fortë në mënyrë që ky hadith të përdoret si provë.

Profeti salAllahu alejhi ue selem e ka urdhëruar atë që u falë i vetëm pas një rreshti që ta përsëris namazin e tij. Ky është mendimi më i saktë i dijetarëve. Shumica e dijetarëve besojnë, megjithatë, se ai nuk duhet ta përsëris namazin, por hadithi i Profetit salAllahu alejhi ue selem ka më shumë të drejtë që të pasohet.”

Shpërndaje: