Cili është gjykimi për gruan që lenë thonjtë të rriten?
Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Cili është gjykimi për gruan që lenë thonjtë të rriten?”
Përgjigje: “Kjo nuk është e lejueshme as për gratë e as për burrat. Nga natyrshmëria e njeriut dhe nga porositë e Profetëve është që të prehen thonjtë. Njeriu nuk duhet ti ngjasojë kafshëve siq janë qenët apo macet të cilat kanë kthetra. Allahu e ka ngritur njeriun lart, dhe duhet qenë largë nga veprat e tilla. Kjo është arsyea pse nuk duhet të përngjasohet me kafshët qofshin ato të egëra apo jo.
Së dyti, tek thonjët e gjatë mblidhet ndyrësia. Kjo mund të dëmtojë shëndetin. Ndyrësia mund të mblidhet nën to nga papastërtsia e madhe si papastërtia seksuale, gjaku menstrual dhe papastërtia e foshnjeve. Përveç kësaj uji duhet të arrijë të gjithë gishtat dhe trupin. Nëse thonjtë janë të gjatë, aty krijohet ndyrësirë e cila pengon arritjen e ujit gjatë marrjes abdes, andaj e bën abdesin të mos jet i plotë. Pra nuk është e lejuar bartja e thonjëve të gjatë. Pengesat për këtë janë nga kënde të ndryshme.”
- april 04, 2016
- Comments are off