Burimi: “Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”, (199/5)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për prerjen e flokëve që disa gra bëjnë, kur ato i presin flokët mbi balluke dhe lëjnë që një pjesë e flokëve të varet poshtë mbi ballë?
Përgjigje: Nëse qëllimi me prerjen e flokëve është imitimi i grave kufare dhe ateisteve kjo është e ndaluar. Kjo pasi që imitimi i dikujt tjetër përpos muslimanëve është e ndaluar duke u bazuar në fjalën e profetit (salAllahu alejhim ue selem):
”Kushdo që përgjason një popull ai është prej tyre.”
Në qoftë se arsyeja me këtë nuk është që të imitojë ato, por se ajo është thjeshtë një zakon mes grave prej zakoneve të reja në mesin e tyre (grave) me të cilën mund të zbukuroj veten për burrin e saj dhe ajo ashtu të shfaqet në prani të shoqeve të saj, nuk shohim asnjë pengesë në këtë.