Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhu-ul-Fataua (17/343-344)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 303: Cili është gjykimi i ngushëllimeve nëpër gazeta? A konsiderohen ato njoftime të ndaluara?
Përgjigje: Mendoj se ngushëllimet në gazeta pas vdekjes së personit janë një formë e njoftimit të ndaluar, për dallim kur të shpallësh vdekjen e personit përpara namazit të xhenazes nëse qëllimi është që njerëzit të vijnë e ti’a falin namazin atij. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) njoftoi për vdekjen e Nexhashiut dhe urdhëroi sahabët të shkonin në vendin e faljes për t’ia falur xhenazen atij. Megjithatë, është e panevojshme për të shpallë vdekjen e tij pas vdekjes së tij. Shpallja për vdekjen e një personi në këtë rast në gazeta është një njoftim i ndaluar.