“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

8 Marsi – Dita e nënës – Feuzan

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehab (21)
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/1434-08-14.mp3
Përktheu: Valdet Gashi www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për të festuar ditën e nënës?

Përgjigje: Kjo nuk lejohet. Muslimanët kanë vetëm dy festa; Fitër Bajramin dhe Kurban Bajramin. Këto dy festa festohen pasi që të jenë zbatuar dy nga shtyllat e Islamit. Fitër Bajrami është pas agjërimit të Ramazanit dhe Kurban Bajrami është pas haxhit. Ne kemi vetëm këto dy festa. Përveç tyre, nuk ka festa të tjera, as për nënat, as për baballarët, madje as për ditëlindjen e të dërguarit ﷺ. Kjo është një risi (bidat) dhe nuk ka bazë në fenë Islame.

Si mund të festohet ditëlindja e një njeriu të thjeshtë, apo të një njeriu të devotshëm, kur as datëlindja e prijësit nuk festohet, e as ajo e të dërguarit ﷺ? Kjo nuk lejohet. Ai që do, le të sillet mirë ndaj nënës së tij, duhet të jetë i përkushtuar ndaj saj dhe jo t’i kushtojë një festë. Kjo nuk i sjell asaj dobi. Nëse kërkon shpërblim, duhet të jesh i përkushtuar ndaj saj qoftë ajo gjallë apo e vdekur.

Shpërndaje: