Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për të mësuar dhe praktikuar magjinë?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. 6289

Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrazak Afifi
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku’ud

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetja e parë: Çfarë është për qëllim me fjalën e Tij ”Mësojeni magjinë porse mos punoni me të.” Pasi disa njerëz thonë: Ky është hadith i dobët?

Përgjigje: Nuk lejohet të mësohet magjia as për punë dhe as për parandalim. Allahu i Lartësuar na ka treguar në librin e Tij se mësimi i magjisë është kufër.

Ka thënë Allahu i Lartësuar:

يُعَلِّمُونَ النَّاسَ السِّحْرَ وَمَا أُنْزِلَ عَلَى الْمَلَكَيْنِ بِبَابِلَ هَارُوتَ وَمَارُوتَ وَمَا يُعَلِّمَانِ مِنْ أَحَدٍ حَتَّى يَقُولاَ إِنَّمَا نَحْنُ فِتْنَةٌ فَلاَ تَكْفُرْ

”Ata u mësonin njerëzve magjinë dhe dijeninë që u ishte dërguar dy Melaikeve në Babiloni – Harutut dhe Marutit. Këta Melaike nuk i mësonin ndokujt magji, pa i thënë: ”Ne jemi dërguar për t`ju vënë në provë, andaj ti mos u bëj mohues(duke ushtruar apo mësuar magjinë.)

Gjithashtu edhe Profeti salAllahu alejhi ue selem na ka treguar se magjia është një nga mëkatet e mëdha dhe na ka urdhëruar që të largohemi prej saj duke thënë:

اجتنبوا السبع الموبقات

Largohu prej shtatë mëkateve shkatarruese.

Dhe përmendi magjinë si njëra prej tyre.

Gjithashtu edhe në Sunenin e Nesaiut (transmetohet):

من عقد عقدة ونفث فيها فقد سحر ومن سحر فقد أشرك

Kushdo që lidh një nyje dhe pastaj fryn në të, ka bërë magji dhe ai që bënë magji ka bërë shirk.”

Ndërsa sa i përket fjalës që ju përmendut duke thënë se: ”Mësojeni magjinë porse mos punoni me të.”, kjo nuk është hadith as i saktë dhe as i dobës sipas asaj që ne dimë.”

Suksesi është nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qoftë mbi të Dërguarin tonë Muhammedin, mbi familjen dhe shokët e Tij.

Shpërndaje: