“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për të prishur magjinë me magji?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Fetvaja nr. 1465
Kryetar: Abdul Aziz Ibn Abdullah Ibn Baz
Zv.Kryetar: Abdurr-Rrazak Afifi
Anëtar: Abdullah Ibn Gudejan
Anëtar: Abdullah Ibn Ku’ud
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ai që është prekur nga magjia, a i lejohet të shkojë te një magjistar që t’ia largojë magjinë?

Përgjigje: Kjo nuk është e lejuar. Parimi bazë në këtë çështje është ajo që ka transmetuar imam Ahmedi dhe Ebu Daudi me zinxhirin e tyre të transmetimit nga Xhabiri -radijAllahu anhu-, i cili ka thënë: 

”I dërguari i Allahut ﷺ u pyet për en-nushrah (heqjen e magjisë me magji) dhe tha: ‘Ajo është nga punët e shejtanit’.’”

Kurimet fetare dhe ato natyrore janë të mjaftueshme.

Profeti ﷺ ka ka thënë:

”Allahu nuk ka zbritur ndonjë sëmundje veçse ka zbritur edhe shërimin e saj. E di atë kush e di, dhe nuk e di ai që nuk e di.”

Transmeton Bukhari (5678) dhe Muslimi (2204).

I dërguari i Allahut ﷺ ka urdhëruar që të kurohemi dhe ka ndaluar që të kurohemi me gjëra të ndaluara.

Ebu Derda -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ ka thënë:

”Kurohuni por mos u kuroni me gjëra të ndaluara!”

Transmeton Ebu Daudi (3874).

Gjithashtu është transmetuar prej tij ﷺ se ka thënë:

”Allahu nuk e ka bërë shërimin e umetit tim në ato gjëra që Ai ua ka ka ndaluar atyre.”

Transmeton Ibn Hibani (379).

Suksesi është vetëm nga Allahu. Lavdërimi dhe bekimi qofshin mbi të sërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Shpërndaje: