Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/37)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Cili është gjykimi për të vëzhguar hënën e re?
Përgjigje: Vëzhgimi i hënës së re, si hënës e re të muajit ramazan dhe Sheual, u praktikua nga sahabët (radijAllahu anhum). Ibn Umer (radijAllahu anhu) ka thënë:
“Njerëzit dolën për ta parë hënën e re ndërsa unë i tregova profetit ﷺ se e kisha parë atë. Kështu që ai agjëroi dhe i urdhëroi njerëzit që të agjërojnë.”1
Praktika e sahabëve (radijAllahu anhum) padyshim që është më e plotë dhe më e përsosur.
1 Ebu Daudi (2342), ed-Darimi (1691) dhe el-Hakim (1541). Autentik sipas Albanit në “Sahih Sunen Ebi Daud” (2052).