Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për ti ngjyrosur flokët me ngjyrë të zezë?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (82), min: 1:15:10

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighastah-08-3-1439-01.mp3

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për ngjyrosjen e flokëve me ngjyra të zeza?

Përgjigje: Nuk lejohet. Nuk lejohet ngjyrosja e flokëve të thinjura me ngjyrë të zezë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Ndrysho ngjyrën e flokëve të thinjura të këtij burri dhe shmangni ngjyrën e zezë.”

Ebu Davudi ka transmetuar se ai (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Në fund të kohës do të ketë njerëz që ngjyrosin flokët e tyre me ngjyrë të zezë; ata nuk do të ndiejnë erën e xhenetit.”1

Ky është një kërcënim i ashpër. Për këtë arsye nuk lejohet të ngjyrosen flokët me ngjyrë të zezë. Flokët e thinjura lejohet të ngjyrosen me ngjyra të tjera duke përfshirë këna, katam dhe shafran.


1 Albani ka thënë: “Transmetuar nga Ebu Davud, en-Nesai, Ahmedi, edh-Dhija el-Makdisi në “el-Mukhtar” dhe shumë të tjerë për të cilët nuk ka vend për t’u përmendur. Zinxhiri i hadithit është autentik dhe në përputhje me kushtet e Bukharit dhe Muslimit. “(Ghajat-ul-Maram, fq. 70-71).

Shpërndaje: