Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për tu lutur për el-Uasabin?

Alameh  Salih bin Sad es-Suhejmi 

Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=H0DPCGZqlic

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një njeri me zemër të sëmurë më shtroi një pyetje. Unë kam frikë se ai e ka dëgjuar atë nga dikush i cili konsiderohet të jetë i madh, apo që pretendon se është i madh. Ai më pyeti se çfarë unë mendoj për të lutur Allahun që ta falë një Shejkh të caktuar. Unë u përgjigja, duke qenë pak i ashpër dhe i thashë:

”Unë së shpejti në vend të kësaj do ta lusë Allahun që të falë ty.”

A i lejohet një studenti që ta shtrojë këtë pyetje? A lejohet që kjo pyetje të qarkullojë në mesin e të rinjve? Pasi që e këshillova këtë student i ri, unë kuptova se të sëmurët e kanë mbushur internetin me këto fabula. Këta njerëz shqetësojnë dijetarët dhe shkaktojnë përçarje mes tyre. Ata nuk janë dijetarë, ata nuk kanë dije. Allahu e mëshiroftë atë që e njeh kapacitetin e tij. Dhe ai shkruan në internet:

”Allahu i ka rahatuar myslimanët nga ky bidatçi.”

Ate e kanë për qëllimi dijetarin i cili ka vdekur; Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab el-Uasabi rahimahullah. Ai ishte një nga dijetarët më të mirë në Jemen. Të gjithë njerëzit e dinë se kush është ai. Dijetarët e dinë se kush është ai; Shejkh Ibn Baz, Shejkh Ibn Uthejmin, myftiu dhe Shejkh Salih el-Feuzan e dinë se kush është ai. Të gjithë e dinë se kush është ai. Të gjithë dijetarët e dinë se ai është prej dijetarëve më të mirë Selefij dhe prej dijetarëve më të mirë në Jemen, dhe një nga studentët e Shejkh Mukbilit rahimullah.

Unë i them këtyre që me nxitim gjykojnë myslimanët e tjerë dhe në veçanti dijetarët:

Mishi dijetarëve është i helmuar

është e njohur përgjithësisht se çfarë Allahu bënë me ata që i degradojnë ata

Kini frikë Allahun lidhur me dijetarët. Kini frikë Allahun Azze ue Xhel:

مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ

Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.”1

Ka njerëz që pretendojnë dijen dhe të cilët janë të preokupuar me shkaktimin e përçarjes në mesin e dijetarëve. Ata e kategorizojnë njërin dhe bëjnë tebdi mbi tjetrin, tefsik mbi të tretin dhe tekfir mbi të katërtin – pa e pasur frikë dhe turp Allahun. Kjo është për shkak se ata mendojnë se dinë. Kjo është sprova e tyre. Është jashtëzakonisht e rrezikshme për të besuar se dinë dhe të pohosh dijen. Kjo është gjëja më e keqe me të cilën janë sprovuar njerëzit e sotëm. Poeti ka thënë:

Ajo më jep neveri nga Andaluzia

janë emrat sikurse Mu’tadhid dhe Mu’tamid

emra të mëdhenjë të cilët i janë dhënë njerëzve të gabuar

sikurse këlyshi i maces që fryhet

kur ajo imiton sulmin e luanit

Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu nga reduktimi pas përsosmërisë. Unë kërkoj mbrojtje tek Allahu nga sprovat. Kjo është një sprovë. Disa njerëz janë sprovuar me të besuarit se ata kanë dije dhe dashurinë për popullaritet. Ata duan të shfaqen. Ata duan të thërriten ”Alim”, ”Alameh” ose ”Shejkh”. Ata janë mashtruar nga këto fjalë. A të thërrasin të rinjtë me ”Alameh ”dhe” Shejkh”? As dijetarët e mëdhenj nuk thirren me këta emra. Sot të rinjtë thërriten me emra të tillë. Keni frikë Allahun Tabarak ue Te ala. Ruani gjuhët tuaja dhe sidomos kur është fjala për fyerjen e dijetarëve. Kjo është e rrezikshme. Medio mbi fjalët e Allahut Te ala:

وَقِفُوهُمْ إِنَّهُم مَّسْئُولُونَ

Ndalni ata, sepse do të merren në përgjegjësi.” 2

مَا يَلْفِظُ مِن قَوْلٍ إِلَّا لَدَيْهِ رَقِيبٌ عَتِيدٌ

Që ai nuk hedh ndonjë fjalë e të mos jetë pranë tij përcjellësi i gatshëm.”

وَلاَ تَقْفُ مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ إِنَّ السَّمْعَ وَالْبَصَرَ وَالْفُؤَادَ كُلُّ أُولئِكَ كَانَ عَنْهُ مَسْؤُولاً

Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke njohuri, pse të dëgjuarit, të pamurit dhe zemra, për të gjitha këto ka përgjegjësi.” 3

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:

”Kape këtë.”

Do të thotë gjuhën.

”Një person mund të thotë një gjë të cilës ai nuk ia ka vënë vëmendjen dhe si pasojë hidhet në Xhehnem për shtatëdhjetë.”

”A e dini se kush është i varfër?” Ata thanë: ”O i Dërguari i Allahut! Njeriu i varfër është ai që nuk posedon asgjë.” Ai tha: ”Njeriu i varfër është ai që vjen në Ditën e Gjykimit me agjërim, namaz dhe lëmoshë pasi që ka fyer njërin, ka akuzuar në mënyrë të gabuar tjetrin dhe me pa drejtësi ka marrë nga i treti. Prandaj, njëri dhe tjetri do të marrin nga veprat e tij të mira në formën e hakmarrjes. Kur veprat e tij të mira të zhduken para se ai të merr dënimin e tij për mëkatet e tij, ai do të merrë mëkatet e atyre. Pastaj ai hidhet në zjarr.” 4

Ju të cilët i kategorizoni njerëzit! A nuk e keni frikë Allahun? Ju që kritikoni pa prova! A nuk e keni frikë Allahun? Ju që keni emëruar vetet tuaja si Jahja bin Ma’in, Imam Ahmedi dhe Shu’beh bin Haxhaxh! A nuk e keni frikë Allahun? Allahu e mëshiroftë ata që e njeh kapacitetin e tij. Kini frikë Allahun Azze ue Xhel dhe ruani gjuhët tuaja në mënyrë që ato të mos bien në gabime dhe ti fyeni dijetarët.

________________________

1 50:18

2 37:24

3 17:36

Shpërndaje: