Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për unazën e cila quhet unazë-fejese

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: Kitab ud-Dauah (2/208-209)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë është gjykimi për unazën e cila quhet unazë-fejese dhe vendoset në dorën e djathë kur bëhet fejesa dhe kur bëhet martesa ajo pastaj kalon në dorën e majtë. Ndërkaq ajo nuk është prej ari.

Përgjigje: Ne e dimë që kjo duhet të ketë dëshmi nga Sheriati. Më së miri është që kjo të mos përdoret pavarësisht se a është nga argjendi apo nga diçka tjetër. Por nëse ajo është prej ari, ajo është e ndaluar për burrat, sepse profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ndaloi burrat që të bartin unaza prej ari.

Shpërndaje: