Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për vizitën e të sëmurit?

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (17/70-71)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për vizitën e të sëmurit?

Përgjigje: Nëse dikush e bën këtë, obligimi bie nga pjesa tjetër e njerëzve.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Muslimani ndaj muslimanit ka gjashtë obligime.”

E pyetën: “Cilat janë ato o i dërguar i Allahut?”

Profeti ﷺ tha:

1.Kur ta takosh t’i japësh selam,
2.Kur të ftojë, t’i përgjigjesh ftesës së tij,
3.Kur të kërkojë këshillë, ta këshillosh,
4.Kur teshë dhe thotë ‘El-hamduliLah’, t’i thuash: ‘JerhamukAllah’,
5.Kur të sëmuret, ta vizitosh
6.Dhe kur të vdes ta përcjellësh (deri te varrezat).”

Transmeton Muslimi (2162).

Shpërndaje: