Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi që burri të martohet me një grua pa lejen e kujdestarit të saj?

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilet-ul-Huda uen-Nur (438)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi që burri të martohet me një grua pa lejen e kujdestarit të saj?

Përgjigje: A është kjo martesë në bazë të një prej mendimeve të imamëve apo jo? Në qoftë se martesa bëhet duke u bazuar në një prej mendimeve të ndonjërit prej imamëve, atëherë martesa është e vlefshme. Megjithatë, kjo nuk është e lejuar që kjo të bëhet, nëse ai e di se profeti -صلى الله عليه وسلم- ka thënë:

لا نكاح  إلا بولي

“Martesa nuk është e vlefshme pa lejen e kujdestarit (veliut).”

E nëse kjo është bërë jo duke u mbështetur në thënien e ndonjë prej imamëve, atëherë kjo martesë konsiderohet kurvëri (zina). Nëse ai e di se çfarë ka thënë profeti -صلى الله عليه وسلم- dhe prapëseprapë martohen në këtë mënyrë, ai veçse ka bërë kurvëri.

Pyetje: A duhet që ata të shkurorëzohen në këtë rast?

Përgjigje: Po, ata duhet që të shkurorëzohen.

Pyetje: Çfarë ndodh me fëmijët?

Përgjigje: Ata i takojnë burrit pasi kjo është një martesë e paqartë.

Shpërndaje: