Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Do doja ta dija se kush janë grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar deri në Ditën e Gjykimit, siç ka ardhur në hadithin e të Dërguarit salallahu alejhi ue selem? A janë prezent ata në ndonjë vend apo të shpërndarë nëpër vende të ndryshme ku jetojnë myslimanët? Çfarë mund të bëj në mënyrë që të jem në mesin e tyre?”
Përgjigje: “Grupi i shpëtuar janë ata të cilët i përmbushin urdhrat e Allahut, janë të palëkundur në fenë e Tij. Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
و ستفترق هذه الأمة على ثلاث و سبعين فرقة كلها في النار إلا واحدة قالوا : من هي يا رسول الله؟ قال : من كان عل مثل ما أنا عليه اليوم و أصحابي
“Dhe do të ndahet umeti im në 73 grupe, të gjitha do të jenë në zjarr përveç njërit.” Shokët e tij i thanë: “Kush është ai grup, o i Dërguar i Allahut?” Ai tha: “Ata të cilët ndjekin rrugën në të cilën jam sot unë dhe shokët e mi.” Në një transmetim thuhet: “Xhemati.”
Janë për qëllim ata të cilët janë të bashkuar në të vërtetën, e ata janë Sahabët e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem dhe ata të cilët erdhën pas tyre dhe që e pasuan rrugën e tyre.
Këta janë pala e ndihmuar dhe grupi i shpëtuar, ata që e veçojnë Allahun në Njëshmërinë e Tij, duke qëndruar të palëkundur në Fenë e Tij, kujdesen për obligimet e Tij, shmangen nga të ndaluarat e Tij, përkujtojnë njëri-tjetrin me atë që është e mirë, e ndalojnë njëri-tjetrin nga ajo që është e keqe dhe e këshillojnë (njëri-tjetrin) të jenë të durueshëm në këtë. Këta janë Grupi i Shpëtuar dhe Pala e Ndihmuar; ata që i përmbahen dhe e pasojnë të Dërguarin dhe janë të qëndrueshëm në fe. Më i miri dhe udhëheqësi i tyre është Profeti ynë, Muhammedi salAllahu alejhi ue selem.
Pra, grupi i shpëtuar nga ky ummet janë ata të cilët janë të qëndrueshëm në fe me fjalë, vepra e bindje. Ky është grupi i shpëtuar dhe pala e ndihmuar, që nuk dëmtohen nga ata që nuk i përkrahin (mbështesin), apo nga ata që i kundërshtojnë (u kundërvihen atyre).”