“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është mëkati më i madh?

Shejkh Abdurr-Rrezak bin Abdul-Muhsin El-Abbad El-Bedr
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Kur i dërguari i Allahut -alejhis-salatu ues-selam-, u pyet:

“Cili është mëkati më i madh?”

Çfarë tha?

Ai tha: “T’i bësh ortak Allahut ndërsa Ai të ka krijuar.”

Allahu -subhanehu ue te ala- është i Vetmi që të ka krijuar, i Vetmi që të furnizon, i Vetmi që ta jep e ta merr jetën. E si pas gjithë mund t’i kushtohet dikujt tjetër diçka nga adhurimi? Si t’i nënshtrohesh dikujt tjetër me ndonjë formë bindjeje?

Adhurimi dhe teuhidi janë të drejta që i kushtohen me sinqeritet vetëm Allahut -subhanehu ue te ala-.

Prandaj kush dëshiron të përfitojë nga fjala ‘La ilahe ilAllah’, duhet domosdoshmërisht ta kuptojë kuptimin e saj. Dhe kuptimi i saj është i qartë.

“Nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut.”

Kjo do të thotë se nuk adhurojmë askënd tjetër veç Allahut, nuk i drejtojmë lutje askujt tjetër përveç Atij, nuk kërkojmë ndihmë nga askush tjetër përveç Allahut, nuk therim kurban për askënd tjetër përveçse për Të, dhe nuk ia kushtojmë asnjë formë adhurimi askujt tjetër përveç Allahut – tebarek ue te ala.

Shpërndaje: