Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Qëllimi me agjërimin – Uthejmin

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua (19/14-15)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja 6: Cili është qëllimi me agjërimin?

Përgjigje: Nëse lexojmë fjalët e Allahut (azze ue xhel):

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” El-Bekare, 2:183

ne e kuptojmë urtësinë. Urtësia është të ke frikë dhe të adhurosh Allahun (subhanehu ue te ala). Frika ndaj Allahut do të thotë të heqësh dorë nga ndalesat. Por kur fjala përmendet në mënyrë të përgjithshme ajo përfshinë të dyja, pra urdhëresat dhe ndalesat.

Profeti ka thënë:

”Allahu nuk ka nevojë që një person të braktisë ushqimin dhe pijet në qoftë se ai nuk braktis mëkatet, gënjeshtrën dhe veprimin me.” 

Kjo nënvizon se agjëruesi duhet të kryejë urdhrat dhe të shmangë ndalesat, si fjalët ashtu edhe veprat e ndaluara. Ai nuk duhet të përgojoj njerëzit, të gënjej, të bëjë thashetheme ose do të shesë mallra të ndaluara. Ai duhet të largohet nga të gjitha mëkatet. Nëse njeriu vepron kështu gjatë tërë muajit ai do të përmirësohet për një vit të tërë. Për fat të keq ka shumë agjërues të cilët nuk bëjnë dallim në mes të agjërimit dhe ditëve të tjera. Ato janë si zakonisht; ata braktisin kryerjen e detyrave dhe bien në mëkate. Ti nuk mund të shohësh qetësinë e agjërimit në ta. Këto mëkate megjithatë nuk e prishin agjërimin, por e zvogëlojnë shpërblimin e tij.


1 Bukhari (1903).

Shpërndaje: