Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është synimi i Hauarixhëve?

Imam Ebu Hajjan Ali bin Muhammed et-Tauhidi (v. 400)

Burimi: el-Basa’ir uadh-Dhakha’ir (1/156)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një burrë nga Hauarixhët erdhi tek Hasan el-Basriu dhe tha:

”Çfarë ke për të thënë për Hauarixhët?” Ai u përgjigj: ”Ata janë dhënë pas kësaj bote.” Burri tha: ”Çfarë të bën të thuash kështu kur ata përdorin shtizat e tyre derisa ato të thehen dhe lënë gratë dhe fëmijët e tyre? ”Hasani i tha: ”Më trego mua për udhëheqësin; a të ndalon ai nga falja e namazit, të paguash zekatin dhe të bësh haxhin dhe umren? ”Burri u përgjigj: ”Jo.” Hasani i tha: ”Prandaj, unë mund të shoh vetëm se ai ju pengon nga gjërat e kësaj bote dhe prandaj ju e luftoni atë.”

Shpërndaje: