Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është gjykimi për mbulimin e fytyrës në Islam?

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva
Abdullah Ibn Kuud 
Abdullah Ibn Gudejjan 
Abdurr-Rrazak Afifi 
Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz
Burimi: www.alfita.com
Përktheu: ValdetGashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është gjykimi për nikabin (mbulimin e fytyrës) në Islam?

Përgjigje: Sa i përket nikabit, dijetarët arabë e kanë përshkruar atë si mbulesa që lejon të duket vetëm hapësira e syrit. Ebu Ubejde ka thënë: “Nikabi është ajo mbulesë prej nga duket vetëm vrima e syrit. Arabët e quanin atë ‘El-Uesueseh’ ose ‘El-Burku’u’.”

Mbajtja e nikabit nga gratë është e lejuar në Islam. Ky gjykim mbështetet në hadithin e transmetuar nga Abdullah ibn Umeri -radijAllahu anhu- i cili ka rrëfyer se profeti ﷺ ka thënë:

“Gruaja në ihram nuk duhet të mbajë nikab apo dorëza.”

Transmeton Bukhari (4/42), Nesai (2/9-10), Bejhaki (5/46-47) dhe Ahmedi (6004), të cilët gjithashtu e klasifikuan këtë si hadith sahih.

Në një transmetim tjetër Abdullah ibn Umeri -radijAllahu anhu- ka thënë:

“E kam dëgjuar profetin ﷺ  t’i ketë ndaluar gratë në ihram nga veshja e dorëzave dhe nikabit…”

Transmeton Ahmedi dhe Ebu Daudi.

Fakti që profeti ﷺ ua ka ndaluar grave veshjen e nikabit gjatë gjendjes së ihramit tregon qartë se në kohë të tjera jashtë ihramit, mbulimi i fytyrës me nikab është i lejuar. Megjithatë, ky ndalim nuk do të thotë se një gruaje në ihram i lejohet të qëndrojë me fytyrë të zbuluar përpara burrave të huaj (të cilët janë të lejuar për martesë me të).

Përkundrazi në një situatë të tillë asaj i kërkohet që të lëshojë mbulesën e saj nga lart për të mbuluar fytyrën, pa veshur nikab ose dorëza në mënyrën që janë të ndaluara në ihram. Ky rregull mbështetet në hadithin e transmetuar nga Aishah -radijAllahu anha-  e cila thotë:

“Kalorësit kalonin pranë nesh kur ishim me të dërguarin e Allahut ﷺ në ihram. Kur ata afroheshin, secila prej nesh tërhiqte xhilbabin nga koka mbi fytyrën e saj. Sapo na kalonin, ne i zbulonim fytyrat përsëri.”

Transmeton Ahmedi (24522), Ebu Daudi dhe Ibn Maxheh.

Allahu na dhëntë sukses! Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi profetin Muhamed, mbj familjen dhe mbj shokët e tij.

Shpërndaje: