Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është vendimi për nikabin (mbulesën e fytyrës) në Islam?

“Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva”

Abdullah Ibn Kuud 

Abdullah Ibn Gudejjan 

Abdurr-Rrazak Afifi 

Abdul-Aziz ibn Abdullah Ibn Baz  

Burimi: www.alfita.com

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Cili është vendimi për nikabin (mbulesën e fytyrës) në Islam?”

Përgjigje: “Sa i përket nikabit, si citim i sqarimit që Arabët e kanë dhënë për të, Ebu Ubejd ka thënë: “Është ajo nga e cila duket vetëm gropa e syrit, dhe ata e quanin atë el-Uesueseh ose El-Burku’u.” Vendimi për veshjen e nikabit nga gratë është që është e lejueshme për ato ta veshin atë dhe bazë për këtë rregull është hadithi i transmetuar nga Ibën Umeri (Allahu qoftë i kënaqur prej tij), i cili ka thënë se Profeti (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) ka thënë,

“Një grua në Ihram (gjendje rituale për Haxh dhe Umre) nuk duhet ta mbulojë fytyrën e saj me mbulesë ose të veshë dorëza”

[Transmetohet nga Ahmedi, Buhariu, Nesaiu, dhe Tirmidhiu, të cilët gjithashtu e klasifikuan këtë si Hadith Sahih [hadith që është transmetuar nga njerëz të njohur për drejtësinë e tyre saktësi; pa çudira e të meta)].

Në një transmetim tjetër ai ka thënë, E kam dëgjuar Profetin (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) t’i ketë ndaluar gratë në Ihram nga veshja e dorëzave dhe nikabit… (Transmetuar nga Ahmedi dhe Ebu Davudi). Fakti që Pejgamberi (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) i ka ndalur gratë nga nikabi në Ihram tregon që është e lejuar për ato ta veshin atë në kohë tjera. Sidoqoftë, kjo nuk duhet të kuptohet nga ky hadith që është e lejuar për gruan në Ihram ta lë fytyrën e saj të pambuluar nëse atje ka Exhanib (burra të lejuar për gruan të martohet), që mund ta shohin atë.

Në fakt është obligim për të ta lëshojë himarin e saj (mbulesë që mbulon atë deri në mes) ose nikabin deri sa ato ta mbulojnë atë. Bazë për këtë rregull është tregimi i Imam Ahmedit, Ebu Davudit, dhe Ibën Maxhes, nga Aisha (Allahu qoftë i kënaqur prej saj), e cila ka thënë, Kalorësit na kalonin kur ne ishim me të Dërguarin e Allahut (sal-lAll-llahu alejhi ue sel-lem) në Ihram. Kur ata vinin afër neve, secila nga ne do ta ulte xhilbabin (veshja e jashtme e gjerë) nga koka mbi fytyrë, dhe kur ata na kalonin, ne i zbulonim ato (fytyrat tona).” Allahu na dhëntë sukses. Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin Muhamed, familjen dhe shokët e tij.”

Shpërndaje: