“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Cili është vendimi për të studiuar ekonominë që ka të bëj me kamatën dhe punësimi në bankë?

Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)

Burimi: http://www.binbaz.org.sa/node/3967

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Cili është vendimi për të studiuar ekonominë që ka të bëj me kamatën? Cili është vendimi për të punuar në bankë?

Përgjigje: Është e lejueshme për të studiuar ekonominë që ka të bëj me kamatën, me qëllim për ta ditur se si funksionon ajo dhe për të sqaruar vendimin islamik mbi të. Përndryshe nuk është e lejuar për ta studiuar atë. Gjithashtu, nuk është e lejuar për të punuar në një bankë për shkak se ky është bashkëpunim në mëkat. Allahu (te ala) ka thënë:

وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُواْ عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ شَدِيدُ الْعِقَابِ

”Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të Allahut, se me të vërtetë Allahu është ndëshkues i fortë.” 5:2

Shpërndaje: