Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Leximi i sures El-Ikhlas apo leximi komplet i Kuranit?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Një person, e ka lexuar Kuranin komplet një herë, ndërsa një tjetër ka lexuar suretul-Ikhlas më shumë se tre herë duke u mbështetur në fjalën e të dërguarit (salAllahu alejhi ue selem) se ajo ka shpërblimin e njëjtë sa një e treta (1\3) e Kur’anit. Cili ka vepruar më mirë? Nëse personi i parë ka vepruar më mirë, çfarë e ka kuptimin hadithi që e ka të bëjë me rëndësinë e të lexuarit të suretul-Ikhlas?”

Përgjigje: “Është gabim të zëvendësosh leximin e Kuranit komplet me leximin e suretul-Ikhlas tre herë. Të lexosh Kuranin komplet duke e përfshirë në të edhe suretul-Ikhlas është më mirë. Duke u mbështetur në hadith, s’ka asnjë dyshim se suretul-Ikhlas është e njëjtë sa një e treta e Kur’anit në shpërblim. Pra ngjashmëria nuk është në të lexuar, por në shpërblim. Shejhul-Islam Ibnu Tejmije e ka shkruar një libër që e trajton këtë temë. Librin e ka quajtur: “Përgjigja e dijetarëve në lidhje me atë se: suretul-Ikhlas është sa një e treta e Kuranit.”

Shih videon: https://www.youtube.com/watch?v=3SWxWBCQecs

Shpërndaje: