Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Nur alad-Darb (56 B)
http://www.ibnothaimeen.com/all/noor/article_6400.shtml
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Kjo është pyetja e tij e tretë dhe e fundit. Thotë; A janë njerëzit e thjeshtë të cilët janë të paditur, të obliguar që të pasojnë një medh`heb të caktuar nga katër medh`hebet? Cilin medh`heb na e rekomandoni? Allahu ua shpërbleftë me shpërblimet më të mira.”
Përgjigje: ”E vërteta është se nuk obligohet askush që të pasojë një medh`heb e mos të pasojë një medh`heb tjetër. Porse është i obliguar çdo kush që të pasojë një medh`heb të vetëm, i cili është medh`hebi i të Dërguarit të Allahut salAllahu alejhi ue selem.
Sa i përket katër imamëve1, që të gjithë ata dëshironin që të pasonin medh`hebin e të dërguarit salAllahu alejhi ue selem, porse ata ishin njerëz, gabonin dhe ia qëllonin.
Ne nuk e shikojmë të lejuar se duhet të pasohet ndonjëri prej tyre me një pasim të përgjithshëm (me e pasuar në çdo gjë), porse themi; Kujt i qartësohet se e vërteta është në fjalët e atij imami atëherë obligohet që ta pasojë atë, dhe kjo për shkak se ajo është e vërteta dhe jo për shkak se ajo është fjala e filanit apo e filanit.
Kjo është ajo çfarë mendojmë rreth kësaj çështje.”
________________________
1.Imam Ahmedi, Imam Shafei, Imam Mailku, Imam Abu Hanifa