Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdil-Muhsin el-Abbad
Burimi: “Et-Tuhfetus-Sanijjah”, fq. 85
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Imam Es-Sujuti dhe të tjerët kanë thënë se, hadithet në lidhje me haudin1 janë të shumta dhe janë transmetuar nga pesëdhjetë sahabe. Në një hadith thuhet:
إن لكل نبي حوضا
“Çdo Profet e ka një haud.” 2
Në disa hadithe Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë se disa njerëz do të largohen nga haudi i tij. Pastaj ai (salAllahu alejhi ue selem) do të thotë:
أصحابي أصحابي
“Shokët e mi! Shokët e mi!”
Do t’i thuhet atij:
إنك لا تدري ما أحدثوا بعدك
“Ti nuk e di se çfarë ata kanë shpikur pas teje.” 3
Kjo vlen për ata që e braktisën Islamin dhe vdiqën si renegat.
Është e çuditshme se si Rafidat thonë se hadithi i tillë flet për sahabët e Profetit (salAllahu alejhi ue selem), kur në fakt hadithi e ka për qëllim vetë Rafidat dhe të tillët si ta. Për shkak se sahabët as nuk kanë ndryshuar e as nuk kanë futur risi në fe pas vdekjes së Profetit (salAllahu alejhi ue selem). Allahu (te’ala) ka thënë:
مِنَ الْمُؤْمِنِينَ رِجَالٌ صَدَقُوا مَا عَاهَدُوا اللَّهَ عَلَيْهِ فَمِنْهُم مَّن قَضَى نَحْبَهُ وَمِنْهُم مَّن يَنتَظِرُ وَمَا بَدَّلُوا تَبْدِيلًا
“Prej besimtarëve kishte burra që vërtetuan besën e dhënë Allahut, e disa prej tyre e realizuan premtimin duke dhënë jetën, dhe ka prej tyre që janë duke pritur (ta zbatojnë) dhe ashtu nuk bënë kurrfarë ndryshimi.” 4
Sa i përket atyre që kanë ndryshuar dhe shtrembëruar, mu Rafidat janë ata që e kanë bërë këtë. Ata madje kanë shtrembëruar edhe Kuranin, i kanë shtuar atij ajete dhe kanë hequr prej tij ajete të tjera! Me fjalë të tjera, ata akuzojnë sahabët për diçka në të cilën ata vetë kanë rënë.
Çështja është se është e detyrueshme për të besuar në haudin dhe ajo mohohet vetëm nga ata që janë injorantë në lidhje me këtë hadith.
1 Pellgun e Profetit (salAllahu alejhi ue selem).
2 Tirmidhiu (2443) dhe është autentik sipas Imam Albanit në “es-Silsiletus-Sahihah” (1589).
3 Buhariu (6582) dhe Muslimi (2304).
4 El-Ahzab 33:23