“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Çka është Selefizmi dhe kush janë selefët?

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Gjendet një grup prej nxënësve të dijes dhe disa të rinj të cilët janë shndërruar në formë partie dhe e kanë monopolizuar Selefizmin duke i konsideruar bidatçi vëllezërit e tyre dhe duke u sjellë në mënyrë fanatike me mendimet e tyre, me një fanatizëm të tepruar. Prandaj themi: Çka është Selefizmi?

Përgjigje: Selefizëm është të pasuarit metodologjinë e selefëve.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Të hershmit e parë prej Muhaxhirëve dhe Ensarëve, dhe me ata që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim.” Teubeh, 9:100

Dhe ka thënë:

“Ata të cilët erdhën pas tyre, thonë: O Zoti ynë na fal ne dhe vëllezërit tanë të cilët na kanë paraprirë me besim.” Hashr, 59:10

Selefizëm është të pasosh selefët prej sahabëve, tebinëve dhe atyre që erdhën pas tebinëve dhe brezat e lavdëruar, ky është Selefizmi të cilin askush nuk mundet ta monopolizojë. Secili që pason metodologjinë e selefëve është Selefi, e kjo nuk është e veçantë vetëm për një grup njerëzish apo për një individ, por është emërtim i secilit që pason dhe zbaton Selefizmin në të vërtetë.

Unë i bëj thirrje të rinjve dhe nxënësve të dijes që të largohen nga ky etiketim me llagape: Ky është Selefi, ky është Xhami, ky është Ikhuani, ky është kështu e ky ashtu.

Unë nuk i miratoj këto gjëra sepse janë shndërruar në diçka e cila i ka larguar muslimanët dhe të rinjtë muslimanë dhe ka shkaktuar trazira. Unë i nxis që të kapen pas librit të Allahut dhe sunnetit të të dërguarit dhe metodologjisë të selefëve dhe le të jemi vëllezër që duhemi për hir të Allahut.

Shpërndaje: