Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çmendet gjatë agjërimit

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (19/165)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një person u çmend derisa ishte agjërueshëm. A është agjërimi i tij i saktë?

Përgjigje: Nëse çmendet gjatë ditës agjërimi i tij anulohet pasi që ai nuk është i aftë më për agjërim. E njëjta gjë vlen edhe nëse ai fillon të ketë marramendje gjatë agjërimit, ai nuk ka nevojë të agjërojë. Megjithatë, ai duhet ta kompensojë atë ditë (ta agjërojë më vonë). Edhe ai që u çmend gjatë agjërimit duhet ta kompensojë atë ditë (nëse shërohet) sepse ai ishte i detyruar të agjërojë në fillim të ditës.

Shpërndaje: