Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Çokollatat dhe ilaçet të cilat përmbajnë alkool

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: http://alalbany.net/fatawa_view.php?id=4387

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Ka një lloj çokollate, ose më mirë të themi pjesa më e madhe e tyre, përbëhet nga një sasi e vogël e alkoolit. Thuhet se ajo shpërbëhet gjatë prodhimit.”

Përgjigje: “Kjo gjë ka nevojë për disa sqarime: Kjo sasi, a është e madhe apo e vogël? A është e vërtetë se alkooli shpërbëhet pavarësisht se a është sasia e madhe apo e vogël?”

Pyetësi: “Po, janë bërë hulumtime në lidhje me këtë dhe kanë arritur në përfundim se, sasia e cila është shtuar është e vogël dhe ajo shkrihet në tërësi gjatë përpunimit.”

Përgjigje: “Bazuar në këtë që po e thua ti, dhe e tërë përgjegjësia është mbi ty; -të njëjtën përgjigje e kam për çokollatat dhe për ilaçet. Nëse ajo që thoni është e vërtetë, atëherë është e lejueshme për ta ngrënë atë, për ta shitur dhe për ta blerë nga jobesimtarët. Megjithatë, nuk është e lejuar që ajo të prodhohet në vendet islame. Pse ekziston kjo ndarje?

Ne e dimë se ilaçet janë më të rëndësishme se çokollata, pasi që çokollata është prej ushqimeve plotësuese, ndërsa ilaçet janë të domosdoshme. Megjithatë, nuk na lejohet të prodhojmë ilaçe të cilat përmbajnë alkool në vendet islame. Pse jo?!

Sepse prodhimi i ilaçeve që përmbajnë alkool, kërkon gjithashtu edhe prodhimin e alkoolit për këtë gjë. Kjo natyrisht nuk mund të bëhet në vendet islame duke u mbështetur në fjalën e të Dërguarit të Allahut (sal Allahu alejhi ue selem):

“I ka mallkuar Allahu dhjetë persona për shkak të alkoolit: 1. Atë që e shtrydh, 2. Atë për të cilin shtrydhet, 3. Atë që e pi, 4. Atë që e prodhon, 5. Atë për të cilin prodhohet, 6. Atë që i shërben të tjerët, 7. Atë që e shet, 8. Atë që ushqehet nga pijet alkoolike, 9. Atë që e blen, 10. Atë për të cilin blihet.”

Për të prodhuar ilaçe që në përbërje të saj ka alkool, atëherë obligohet për ta përpunuar rrushin dhe për ta bërë alkool. Ndërsa ky veprim është i ndaluar.

Por në qoftë se ilaçet e tilla me përmbajtje të alkoolit vijnë nga shtete joislame -të cilët i ka cilësuar Allahu se ata nuk kanë kujdes ndaj të lejuarës dhe ndaluarës-, dhe ajo përqindje e vogël e alkoolit në bazë nuk të deh, atëherë konsiderohet e lejueshme për ta përdorur atë.

Tash, po kthehemi tek çokollata. Nëse është e vërtetë se alkooli shpërbëhet, natyrisht që ajo nuk deh dhe është e lejueshme për ta ngrënë atë. Por siç thash nuk lejohet për ne që ta prodhojmë atë.”

Shpërndaje: