Shejkh Ebu Abdul-A’la Khalid Uthman el-Misri
Burimi: https://youtu.be/G7k7kBP0kRA
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Me emrin e Allahut, Atë e falënderojmë, lavdërimet dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi ata që e pasojnë rrugën e tij dhe më pas:
Është përhapur një lajm që qarkullon në mediat sociale si në WhatsApp dhe diku tjetër, ku një person i panjohur, nuk e njohim se kush është dhe as emrin e tij nuk e dimë dhe ky u bën thirrje të gjithë muslimanëve sikur të jetë ai prijësi apo mbreti i tyre që më datë (8 Rexheb të vitit 1441 ose më 3 mars të vitit 2020), pra nesër (ditën e martë) të gjithë muslimanët të mblidhen dhe të falin namaz me xhemat i cili përmban dy rekate dhe në këtë namaz t’i lutemi Allahut (azze ue xhel) që ta largojë këtë sëmundje (Coronavirusin) nga kjo tokë dhe t’i përulemi Atij që Ai të na mëshirojë me mëshirën e Tij.
Ai gjithashtu, ka përcaktuar vetë kohën e këtij namazi. Ai thotë: “Namazi do të jetë në këtë kohë, të gjithë të bashkuar në të njëjtën kohë, në orën 20 në Greenwich, në Kajro, në Kuds, në Siri deri në fund të asaj që ai përmendi në lidhje me kohët e përcaktuara.” Sigurisht që ai fliste me gjuhën e njerëzve të thjeshtë gjë që tregon se ai është prej njerëzve të thjeshtë dhe nuk është prej dijetarëve.
(Shejkh Khalid lexon deklaratën e tij): “Ne duam të mbledhim numrin më të madh të muslimanëve që miliona muslimanë të mblidhen së bashku dhe që zemrat e tyre të jenë të bashkuara në një të vetme sikur të ishte zemra e një njeriu të vetëm, që t’i luten Allahut ta largojë Coronavirusin…”
Allahut i kërkojmë ndihmë! Ndoshta nijeti (qëllimi) i tij mund të jetë i mirë por vetëm nijeti nuk mjafton ashtu sikurse ka thënë Abdullah ibn Mesudi:
“Sa të shumtë janë ata që duan të veprojnë mirë por kurrë nuk e arrijnë këtë.”
Çështja këtu nuk është vetëm te nijeti. Vepra duhet të jetë me (1)-nijet të mirë dhe (2)-sipas legjislacionit Islam sepse vetëm nijeti nuk mjafton për tu pranuar vepra nga Allahu (azze ue xhel). Kjo është e para.
E dyta: Ne themi se kjo epidemi e njohur si Coronavirus, mund të quhet epidemi por mund të quhet dhe murtajë, megjithëse epidemia është më e përgjithshme se murtaja pasi jo çdo epidemi është murtajë ndërsa nga ana tjetër çdo murtajë është epidemi.
E rëndësishme, kjo murtajë apo epidemi me të cilën Allahu i ka sprovuar kufarët, megjithëse ka hyrë në disa nga tokat muslimane, numri i muslimanëve të prekur (nga Coronavirusi) është i pakët, pasi në thelb kufarët janë ata që janë të sprovuar me këtë (epidemi).
Shijat gjithashtu janë të sprovuar me të ashtu sikurse Rafidat, kriminelët e Iranit të cilët janë vëllezërit e jehudëve në shkatërrimin e Islamit dhe muslimanëve.
Ne themi lidhur me këtë murtajë apo epidemi se nëse kufarët tani janë të sprovuar me të atëherë ky është vendimi (gjykimi) i Allahut kundër tyre.
Sikurse ka thënë Zoti ynë (azze ue xhel):
وَلَا يَزَالُ الَّذِينَ كَفَرُوا تُصِيبُهُمْ بِمَا صَنَعُوا قَارِعَةٌ أَوْ تَحُلُّ قَرِيبًا مِنْ دَارِهِمْ حَتَّىٰ يَأْتِيَ وَعْدُ اللَّهِ
“Ata që nuk besuan për shkak të asaj që kanë vepruar do të goditen vazhdimisht nga fatkeqësitë (dhe belatë) ose këto do ta rrethojnë vendin e tyre derisa të vijë premtimi (urdhri) i Allahut.” 13:31
Nëse zbret (kjo fatkeqësi) mbi kufarët atëherë kjo është një pjesë prej asaj me të cilën Allahu i ndëshkon kufarët në këtë botë.
Si të falemi për ta? Për kë të falemi? Ky është vendimi i Allahut për ta në këtë botë.
Allahu u jep disa gjërave (si virusit) fuqi mbi ta në mënyrë që ata (kufarët) të “shijojnë” disa prej dënimeve apo t’u shpejtohet atyre një pjesë prej ndëshkimeve që i meritojnë që në këtë botë.
Ndërsa lidhur me muslimanët, kur një epidemi apo murtajë i godet ata sikurse ka ardhur në hadithin e transmetuar nga ibn Umeri (radijAllahu anhuma) që gjendet tek Ibn Maxheh dhe tek të tjerët, hadith i transmetuar në disa rrugë të cilat e saktësojnë atë se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur përhapet aq shumë imoraliteti në një popull sa që e kryejnë hapur atë (imoralitetin), do të përhapen në mesin e tyre epidemi dhe sëmundje që nuk kanë qenë të njohura te paraardhësit e tyre.”
Kjo është e përgjithshme dhe përfshin si muslimanët ashtu edhe kufarët.
Kjo është prej shkaqeve të përhapjes së murtajës dhe epidemive në mesin e njerëzve. Në të vërtetë është shfaqur tek ata (kufarët), imoraliteti në atë masë sa që nuk njihej më parë.
Në veçanti në Kinë dhe tek Rafidat në Iran, imoraliteti dhe “marrja me qira” e pjesëve intime, lejohet tek ata, sa që një burrë mund t’i thotë komshiut të tij: “Dua të kryej marrëdhënie me gruan tënde sot në mbrëmje.”
Kjo është diçka e zakonshme tek Shiat në Iran. Sigurisht ata bëjnë edhe tekfir, i mallkojnë dhe i fyejnë sahabët më të mirë të të dërguarit të Allahut (sal-Allahu alejhi ue selem), pos kësaj, ata e mallkojnë Aishen të besueshmen; ata e akuzojnë këtë grua të besueshme për zina (imoralitet). Allahu që është lart mbi shtatë qiejt, na lajmëroi për pafajësinë e saj ndërsa ata e përgënjeshtrojnë Kuranin. E rëndësishme është se Allahu i ka sprovuar ata (kufarët). Kjo që ata po pësojnë, nuk mund të krahasohet dhe nuk mund të barazohet me krimet që ata kanë bërë kundër muslimanëve, krime të cilat as nuk mund të numërohen.
I dërguari i Allahut ﷺ tha:
”Kur përhapet aq shumë imoraliteti në një popull sa që e kryejnë hapur atë (imoralitetin), do të përhapen në mesin e tyre epidemi dhe sëmundje që nuk kanë qenë të njohura te paraardhësit e tyre.”
”Nëse mashtrojnë në peshë dhe në masë vetëm se do të goditen nga uria, fatkeqësitë dhe shtypja e pushtetarëve të tyre.”
“Nëse e ndalin dhënien e zekatit të pasurisë së tyre vetëm se shiu do të ndalet nga qielli dhe sikur të mos ishte për shkak (të mëshirës së Allahut ndaj) kafshëve shiu nuk do të binte mbi ta.”
“Nëse e prishin besëlidhjen e tyre me Allahun dhe të dërguarin e Tij vetëm se Allahu do t’i lejojë armiqtë e tyre t’i mposhtin ata dhe të marrin diçka prej asaj që posedojnë duart e tyre.”
“Në qoftë se udhëheqësit e tyre nuk gjykojnë sipas Librit të Allahut dhe nuk kërkojnë gjithçka të mirë në atë që ka shpallur Allahu, Allahu do të bëjë që ata të luftojnë njëri-tjetrin.” Sikurse tha i dërguari ﷺ.
Ky gjykim është prej caktimit të Allahut (azze ue xhel). Nëse kjo epidemi ose murtajë i godet muslimanët, atëherë nuk duhet trajtuar me këtë mënyrë; kjo nuk është mënyra e saktë (Sheriatike) e trajtimit të saj.
Murtaja shpërtheu në kohën e Umerit dhe njihej si murtaja e amuas. Vdiq kush vdiq në mesin e muslimanëve nga sahabët dhe tabiinët.
Kjo për sa i përket muslimanëve, konsiderohej shlyerje e mëkateve dhe ngritje në grada.
Nëse një epidemi apo murtajë i godet muslimanët kjo ndodh për t’i ngritur në grada ata, për t’u shlyer atyre mëkatet dhe njëkohësisht si përkujtim për ta nëse janë larguar nga Libri i Allahut dhe nga sunneti i të dërguarit të Tij ﷺ.
Allahu i përkujton ata deri sa të kthehen (siç duhet) në fe.
Umer ibn el-Khatab (radijAllahu anhu), kur u shfaq murtaja e quajtur amuas, ne nuk kemi dëgjuar që ai t’i urdhëronte apo t’i grumbullonte njerëzit për të falur namaz siç përpiqet të veprojë ky person (i panjohur) të cilin nuk e njohim kush është. Dhe në radhë të parë, as nuk i takon fare atij ta bëjë një gjë të tillë.
Ekziston ajo që quhet Kunut un-Nauazil në Sheriat. Kjo ndodh atëherë kur si rezultat i një fatkeqësie (apo belaje) që ka rënë mbi muslimanët, prijësi i muslimanëve ose imami gjykon se është e nevojshme dhe vendosë që muslimanët të falin namazin e Kunutit ku t’i luten Allahut (t’ua largojë këtë fatkeqësi). Në të gjitha xhamitë urdhërohet të falet ky namaz (i Kunutit). Ky veprim bëhet me urdhrin e pushtetarit të muslimanëve dhe askush tjetër përveç tij nuk ka të drejtë për këtë vendim. Askush prej njerëzve të thjeshtë nuk ka të drejtë për këtë vendim. Askujt nuk i lejohet që meqë ka një mendim apo ide të caktuar në kokë të vendosë të mbledhë njerëzit madje të caktojë dhe kohën se kur duhet të mblidhen? Kjo nuk është prej Sheriatit të Allahut dhe nuk është prej atyre mënyrave me anë të të cilave mund të largohet epidemia.
Ne e lusim Allahun në çdo kohë, dera e lutjes është e hapur, lute Allahun me atë lutje që dëshiron. Askush nuk ka e monopol bërjen e lutjes.
Sidoqoftë problemi nuk është te bërja e lutjes por problemi qëndron se ky njeri specifikon një namaz në një kohë të caktuar në të cilën do t’i grumbullojë të gjithë muslimanët e botës për këtë qëllim.
Kush të dha të drejtën që të veprosh këtë? Së pari kush e njeh këtë njeri? Kush e njeh këtë njeri që do të bëjë këtë? Ne nuk e dimë, ndoshta ai është kafir i cili tallet me muslimanët.
Këto uebfaqe të mediave sociale ku kushdo qe hyn në to, nga injorantët, mercenarët dhe armiqtë e Islamit që mund të hyjnë me emra muslimanë për të përhapur thashetheme specifike të cilat ata duan të përhapen. Por nuk është kjo çështja që na intereson tani, ajo që është e rëndësishme dhe që na intereson është vendimi Islam. Ajo për të cilën po thërret ky person nuk ka argument dhe askush nuk duhet t’i përgjigjet kësaj kotësie.
Namazi është një çështje e ligjësuar nga Sheriati dhe askush nuk mund ta ligjësojë atë në një kohë të specifikuar dhe të mbledhë muslimanët për shkak të nefsit (dëshirës) të tij. Kjo është diçka e re, e shpikur, bidat.
Sikurse ka treguar profeti ﷺ në hadithin e transmetuar nga Aishah:
“Kushdo që shpikë në fenë tonë atë që nuk është prej saj ajo është e refuzuar.”
Nëse do të ishte i lejuar (Sheriatikisht) ky namaz, atëherë profeti do të na e sqaronte atë ashtu sikurse ai na sqaroi për të gjitha namazet e tjera.
I dërguari i Allahut na sqaroi për murtajën siç ka ardhur në hadith dhe ka dhe hadithe të tjera që Hafidh ibn Haxheri i mblodhi në librin e tij për murtajën.
Nuk ka asnjë argument që kur murtaja bie mbi një popull njerëzit duhet të mblidhen për të falur namaz.
Po, ne i lutemi Allahut dhe i kërkojmë Atij që ta largojë këtë epidemi prej këtij umeti. Ska të keqe në këtë. E lusim Allahun që të na mbrojë nga sprovat dhe të largojë nga ne epidemitë dhe murtajën.
Por ai që i thërret njerëzit për tu grumbulluar kështu për këtë namaz siç kërkon ky person i panjohur, askush nga dijetarët nuk e ka thënë këtë. Asnjë dijetar nuk do ta miratonte këtë veprim te kotë.
Ne duhet të ruhemi dhe të mos e marrim fenë tonë nga rrjetet sociale, kurrë. Nuk ka musliman që e respekton fenë e tij dhe që pastaj ta marrë fenë e tij nga WhatsApp, ose nga Facebook, ose nga kanalet satelitore. Këto nuk janë burime të cilave u kthehemi për të mësuar dispozitat e Librit dhe sunnetit, dispozitat fetare.
Dija merret nga njerëzit e saj, dhe po ashtu gjykimet fetare merren nga librat e njohur të sunnetit të cilat janë transmetuar nëpër breza dhe që umeti ka rënë dakord në vlefshmërinë e tyre, sikurse shpjegimi i Bukhariut, shpjegimi i Muslimit, shpjegimet e librave të sunnetit etj. Ne kthehemi tek burimet autentike nga të cilat e marrim fenë tonë dhe gjithashtu kthehemi tek dijetarët e vërtetë, tek fukahatë.
Ne nuk kthehemi për marrjen e dijes as tek injorantët dhe as tek të panjohurit pasi ndryshe do të përfundojmë duke marrë atë që është propaganduar për ta. (Nëse kthehemi tek këta) Kjo padyshim është dhënie autoriteti njerëzve që nuk e meritojnë. Nëse autoriteti u jepet atyre që nuk e meritojnë, atëherë priteni çastin e fundit që të vijë siç na ka lajmëruar profeti ﷺ.
Është obligim për ne që të jemi vigjilent për këtë dhe ta dimë se Allahu i ka sprovuar ata për shkak të asaj që kanë vepruar.
وَمَا رَبُّكَ بِظَلَّامٍ لِلْعَبِيدِ
“Dhe Zoti yt nuk është i padrejtë ndaj robërve të Tij.” 41:46
E lusim Allahun që të na ruajë nga e keqja e tyre dhe nga e keqja e asaj fatkeqësie me të cilën ata janë të sprovuar. E lusim Allahun që të mos u japë atyre pushtet mbi ne. Ata në Kinë e dinë se çfarë u kanë bërë muslimanëve atje. Komunistët ekstremë në Kinë po u bëjnë muslimanëve aty prej gjërave më të çuditshme. Ata po i vendosin në kampe të izoluara duke i detyruar ata të përvetësojnë rrugën e komunistëve. Mos u hidhëroni për ta. Ata e meritojnë këtë dhe më shumë.
Shpresojmë që Allahu të na ruajë nga e keqja me të cilën i ka sprovuar ata. O Allah! Mos u jep atyre autoritet mbi ne për shkak të mëkateve tona, mos u jep autoritet mbi ne atyre që nuk të frikësohen Ty dhe as atyre që nuk do të na mëshirojnë. O Allah! Mos na ndëshko me sëmundje, me murtajë dhe sprova për shkak të mëkateve tona. Mos na bë sprovë dhe fatkeqësi për popullin zullumqar dhe na shpëto me mëshirën Tënde nga populli kufarë. Dhe salauatet qofshin mbi të dërguarin e Allahut, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë shokët e tij.