Shejkh, Dr. Muhammed bin Se’id Raslan
Burimi: https://www.youtube.com/watch?v=qCfAIFpfVPU&feature=youtu.be
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Mendoni për gjendjen e botës sot.
Kombi më i madh për sa i përket popullsisë – popullsia e republikës së Kinës, fle në panik, e alarmuar, e tmerruar duke mos ditur se çfarë të bëjë. Kush është armiku që po e frikëson, që ia ka prishur qetësinë gjatë natës dhe ditët ia ka bërë të trishtuara?
Dhe çfarë i ka bërë njerëzit e saj që duan të shpërngulen në pjesë të tjera të botës njësoj siç duan të shpëtojnë nga vdekja, dhe sa e pamundur është kjo.
Cila është ajo armë e shkatërrimit, armë aktive që ka prekur miliona qenie njerëzore?
Askush nuk e imagjinonte që një efekt i tillë të mund të përfshinte miliona qenie njerëzore dhe këto të fundit nuk do të mund ta realizonin këtë efekt përveçse me anë të armëve bërthamore dhe atyre që janë dhe më të mëdha se ato.
Sidoqoftë, Allahu ka bërë nga ushtria e Tij, një organizëm kaq të vogël (mikroskopik), dhe ky është virusi, i cili është aq i vogël, për të mos thënë më i vogli (mikroskopiku) i organizmave.
Edhe në përbërjen e tij kimike. Ky virus nuk shihet nëse nuk zmadhohet një çerek milion herë në mënyrë që syri ta shohë atë nën mikroskop nga ky zmadhim. Zmadhuar nga 250.000 x ose 500.000x.
Virus, i cili ka tronditur dhe ka shkaktuar panik dhe e gjithë bota i frikësohet. Për shkak të tij janë mbyllur të gjitha portet, janë mbyllur aeroportet, janë pezulluar udhëtimet, dhe për shkak të tij po ndodh dhe lënia e punës. Njëkohësisht ai është shkaku që miliona dhe miliarda po harxhohen për tu mbrojtur kundër tij, ndërkohë që ky virus as nuk shihet e as nuk vihet re.
Askush nuk e di ku do të mbërrijë ky virus sepse Allahu bën atë që dëshiron Ai.
Ai është Krijuesi Madhështor dhe askush nuk i njeh ushtarët e Zotit tënd përveç Atij.
Dhe, kështu, Allahu u ka sjellë atyre këtë virus.
Emri i tij, i përkthyer nga Latinishtja, emri origjinal është Kurorë. Corona, në etimologjinë e saj Latine, do të thotë Kurorë.
Sepse kur zmadhohet për vëzhgim, forma e tij i ngjan asaj të një kurore.
Ky tmerr i madh dhe ky armik shkatërrimtar, nuk shihet nëse nuk zmadhohet përafërsisht gjysmë milion herë.
Kështu që sytë mund ta shohin atë nën mikroskopë modernë.
Kjo është ajo së cilës ata i frikësohen. Ti e dëgjon këtë, a të frikëson ty ky virus?
Muslimani e di me bindje të sigurte se llojet e këtyre epidemive (pandemive) të shkaktuara nga këto viruse e kanë gjykimin e murtajës.
Nëse bie në një vend, nuk lejohet që muslimani (nëse është në atë vend) ta braktisë atë vend, ndërsa nëse muslimani është jashtë këtij vendi nuk i lejohet që hyjë në këtë vend. Dhe ai cili vdes nga kjo lloj sëmundje është shehid. Kështu është muslimani.
Sa për këto kufoma (të vdekur në mesin e të gjallëve), që nuk besojnë në botën tjetër, të cilët nuk besojnë në Krijuesin që ka sjellë këtë ekzistencë, si komunistët, ateistët dhe të ngjashmit me ta, për ta jeta përfundon thjesht me vdekjen.
Prandaj ata kanë frikë dhe e duan këtë jetë.
Ndërsa muslimani (nuk është si ata). Kur u shfaq murtaja në Sham, Muadhi (radijAllahu anhu), u infektua me sëmundjen e murtajës.
Ai ishte prijës i ushtrisë atje.
Ai do të puthte flluskën e krijuar nga infeksioni dhe ai e vendoste atë mbi sytë e tij dhe do thoshte: “O Allah, mos ia jep këtë fat të mirë shtëpisë së Muadhit, Muadhit (d.m.th. vetes së tij).”
Po kështu djali i tij u infektua. Sepse vdekja nga murtaja është vdekje shehidi.
Dhe ne kemi në fenë tonë të lavdishme të Islamit, atë që do të na mjaftonte neve nëse i përmbahemi parimeve të saj dhe kjo do të na bënte të panevojshëm për udhëzimet nga organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) apo dhe çdo organizatë shëndetësore në çdo cep të tokës.
Ne kemi në fenë e lavdishme të Islamit udhëzime nëpërmjet të cilave, Allahu, Zoti i gjithësisë, na mbron nga transmetimi i përhapjes së këtyre sëmundjeve duke pasur parasysh mënyrën se si ato përhapen.
Ne kemi fenë tonë, p.sh nëse dikush kërkon të kryejë nevojat e tij personale, nuk duhet të përdorë dorën e djathtë për pastrim.
Dora e djathtë përdoret për t’u përshëndetur, për ngrënien e ushqimit, për të dhënë dhe për të marrë, është për këto morale të larta.
Për sa i përket dorës së majtë, ajo përdoret për çështjet e ndryshme të largimit të papastërtisë dhe të tjera përveç tyre.
Takimi që njëri bën me tjetrin (që ndodh midis nesh), nuk ndodh sipas Sunnetit.
Nëse do t’i përmbaheshim fesë, Allahu do të na mbronte nga shumë rreziqe me anë të Sheriatit.
Veçanërisht, praktikat e egjiptianëve.
Nëse dikush do të takohej me vëllain e tij, ai e përqafon atë dhe i ngjitet atij, e fërkon nga supet dhe vazhdon kështu mbase për një kohë të gjatë.
Kjo nuk është nga Sunneti. Kjo bëhet vetëm kur njeriu kthehet nga udhëtimi dhe nuk bëhet në mënyrën e sipërpërmendur.
Sepse kur Xhaferi (radijAllahu anhu) erdhi nga Habeshe (Etiopia) dhe profeti ﷺ doli për ta pritur atë, ai ﷺ e shtrëngoi rrobën e poshtme (izarin) dhe shkoi tek ai dhe e puthi në ballë.
Kur sahabët e takonin njëri tjetrin, ata do ia jepnin dorën njëri-tjetrit.
Një burrë tani mund të takojë një burrë tjetër pesë herë në ditë ose më shumë dhe sa herë që e takon atë, ai e përqafon atë, i hedh spërklat e pështymës në fytyrën e tij, duke e tejçuar dhe frymën e tij në gojën e tjetrit dhe i transmeton shokut të tij atë që ai ka.
Kjo nuk është nga Feja jonë fare. Kjo nuk është nga Sunneti fare.
Largohuni nga kjo nëse keni mundësi. Kjo është praktikë e pavlerë.
Kjo nuk është nga feja jonë, as nga afër e as nga larg.
Ka çështje të panumërta, si p.sh, nëse dëshironi të pini, përmbajuni Sunnetit. Profeti ﷺ nuk frynte (kur merrte frymë) në enë (kupë) dhe ai pinte me tre gllënjka.
Para se të pinte, përmendte emrin e Allahut, dhe kur merrte frymë, nuk frynte te ena që pinte (në kupë,) pastaj e falënderonte Allahun dhe pinte përsëri pasi një qenie njerëzore mund të jetë e etur dhe ka nevojë të pijë më shumë.
Pirja një herë do ta shuajë etjen (nëse pi pa ndërprerje ) dhe kështu ti fryn vazhdimisht në enë duke e ndotur atë (pasi pi pa ndërprerje).
Dhe Allahu mbron prej kësaj (ndotjes së enës) pikërisht përmes Sunnetit të profetit ﷺ, zotërisë së profetëve.
Çështjet e këtij lloji janë të shumta, vëllezërit e mi. Nëse do t’i përmbaheshim Librit të Zotit tonë dhe Sunnetit të profetit tonë ﷺ, Allahu do të na mbronte në fenë tonë para se të na mbronte në dynjanë tonë. Dhe kjo është mbrojtja e vërtetë aq sa një burrë ose një grua mund të ruajë zemrën e tij (të saj) dhe si pasojë e kësaj në zemra nuk infiltrohen pasojat e shirkut si p.sh. frika që është shirk sepse frika e vërtetë është vetëm frika ndaj Allahut.
Kushdo që në zemrën e tij e ka të plotë këtë frikë ndaj Allahut, ai nuk ka frikë nga askush tjetër përveç Allahut.
Ai i cili i frikësohet dikujt tjetër përveç Allahut, kjo nuk ndodh vetëm për shkak se në zemrën e tij ka sëmundje.
I është thënë Imam Ahmedit, “A i frikësohet një burrë, një burri tjetër”?
Ai tha: “ Një burrë nuk i frikësohet një burri tjetër vetëm nëse ka sëmundje në zemrën e tij.”
Nuk i frikësohet askush dikujt tjetër përveç Allahut, vetëm nëse ka sëmundje në zemrën e tij.
Përndryshe fati ynë do të jetë një turp i neveritshëm pa diskutim.
E lus Allahun të na mbrojë, të mbrojë vendin tonë dhe të gjitha vendet muslimane. Dhe e lus Atë që të na udhëzojë në hak dhe në rrugën e drejtë.