Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Daja nuk është kujdestar i saj

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Sherh Ighathat-il-Lahfan (40)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua nga Britania e Madhe tregon se babai i saj ka vdekur. Ajo ka një xhaxha, por është daja i saj që e ka kurorëzuar atë. A lejohet kjo dhe a është e vlefshme martesa?

Përgjigje: Jo. Martesa nuk është e vlefshme sepse daja i saj nuk është ueli (kujdestar) i saj. Kujdestari i saj është djali i saj, djali i djalit të saj, babai i saj, gjyshi i saj, vëllezërit e saj, bijtë e vëllezërve të saj, bijtë e axhallarëve të saj. Ai që është më së afërmi me të duhet ta kurorëzojë atë. Ai që është më së afërmi me të e kurorëzon atë. Ndërsa dajallarët nuk janë kujdestarë të saj, janë të afërm të saj.

Shpërndaje: