Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Tamam-ul-Minnah, fq. 51-52
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Po kështu kjo e kundërshton hadithin e Ensariut i cili e fali namazin e natës, dhe u qëllua nga një adhurues i idhujve me një shigjetë. Ai e nxorri atë derisa idhujtari e qëlloi atë me tre shigjeta. Pastaj zbriti në ruku dhe sexhde dhe përfundoi namazin, ndërsa gjaku i tij derdhej me furi.
Këtë hadith e përmend Bukhariu me një zinxhir të shkëputur të transmetimit, ndërsa Ahmedi dhe të tjerët e përmendin atë me një zinxhir të plotë të transmetimit. Unë e kam përmendur atë në “Sahih Sunnen Ebi Davud” 1. Kjo ka të njëjtin gjykim sikurse fjalët e profetit salAllahu alejhi ue selem. Është e pamundur që profeti salAllahu alejhi ue selem të mos e ketë parë këtë. Nëse dalja e gjakut të shumtë do ta kishte prishur abdesin profeti salAllahu alejhi ue selem e kishte qartësuar këtë, sepse nuk është e lejuar për të vonuar sqarimin në rast nevoje, e cila është e njohur gjerësisht. Dhe në qoftë se me të vërtetë kjo ishte e panjohur për profetin salAllahu alejhi ue selem, kjo sigurisht nuk ishte e panjohur për Allahun që di çdo gjë në tokë dhe në qiell. Nëse dalja e gjakut të shumtë e kishte prishur abdesin ose do të kishte qenë i papastër, Allahu do t’i kishte lajmëruar të dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem, e cili është e qartë për të gjithë.
Këtë mendim e ka Bukhari, siç dëshmohet nga komentet e tij mbi transmetimet e mëparshme, ky konsiderohet të jetë mendimin mbizotërues i Ibn Haxherit në “Fet’h el-Bari”, dhe të njëjtin mendim e ka Ibn Hazmi2.
__________________________
1 193
2 Shih “el-Muhalla” (1/255).