Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi i sulmeve vetëvrasëse dhe veprës së Bera bin Malikut

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Likaul-Babil-Meftuh (80 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Ne dëgjojmë nga disa anë-xhihadi, se si ka njerëz që kryejnë operacione xhihadi, të cilat nga disa edhe quhen “sulme vetëvrasëse”. Ideja është që personi vërsulet në ushtarët e armikut me eksploziv në vete në mënyrë që ai të shpërtheje veten e tij. I pari që vdes është ai vetë. A mund ta krahasojmë këtë vepër me robin i cili lufton pa ‘mburojë’ (në luftën frontale të kohëve të vjetra)?

Përgjigje: Këto vetëvrasje ku një person sulmon armikun e tij me trupin plotë eksploziv në mënyrë që të shpërthejë duke vdekur ai vetë i pari, -kjo është e ndaluar. Kushdo që vepron kështu, e ka mbytur veten e tij.

Që ai ka mbytur veten e tij është e qartë, ngase ai var eksplozivë që të eksplodojë, e si pasojë ai vdes.

Është konfirmuar nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) se ka thënë:

“…kushdo që mbyt veten e tij me diçka, do të dënohet me atë gjë në ferr përgjithmonë.”

Nëse ai e bën këtë nga injoranca duke menduar se kjo vepër është nga xhihadi i duhur, Allahu (Subhanehu ue Te’ala) nuk do ta ndëshkojë atë për mëkatin e tij pasi që ai e ka keqkuptuar çështjen.

Ndërsa personi i cili ka njohuri për gjykimin dhe e bën këtë vepër, atëherë ai konsiderohet të jetë vetëvrasës.

Disa njerëz mund të argumentojnë kundër nesh në lidhje me ngjarjen e Bera bin Malikun (radijAllahu anhu) dhe veprimin e tij në betejën kundër fisit Benu Hanife. Ai urdhëroi shokët e tij për ta hedhur atë në brendi të kështjellës kështu që ai t’ua hapte portat e saj. Nuk ka asnjë dyshim se veprimi i tillë është të vësh veten në rrezik.

Thuhet se Bera bin Malik ishte i bindur se ai do të mbijetojë, edhe nëse mundësia e mbijetesës do të ishte vetëm 1%.

Por personi i cili vë eksploziv në veten e tij dhe ne jemi të bindur se ai do të vdesë i pari, nuk ka asnjë për qind shans që të mbijetojë. Këto dy veprime nuk mund të krahasohen.

Është e vërtetë që një person trim i cili e njeh veten e tij mund të hyjë tek armiku dhe t’i dëmtojë seriozisht ata, sepse ka një shans për të mbijetuar.

Bazuar në këtë, është jorelevante për të përmend këtë ngjarje në këtë kontekst. Ka dallim mes personit i cili e di se ai do të vdesë dhe personit i cili mund të mbijetojë.

Shpërndaje: