Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1004)
Data e fetvas: 19-01-1410 ose 21-08-1989
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Por shumica e myslimanëve sot, si njerëzit e thjeshtë ashtu edhe dijetarët, nuk kanë dituri fare lidhur me Teuhidin dhe argumentet e tij. Prandaj, unë i konsiderojë ata si të sëmurë. Ata duhet të trajtohen me kujdesin më të madh dhe me butësi e jo duke qenë i dhunshëm sepse ti beson se ata janë paganë dhe renegat ndërsa ata e thonë shehadetin.
Unë shpresoj që ju të studioni këtë shënim mirë. Është tepër i rrezikshëm dhe ndikon në shumicën e botës islame. Shumica e botës islame nuk e kan nuhatur erën e Teuhidit, sepse ata nuk kanë dijetarët të cilët ua mësojnë atyre Teuhidin. Dhe në qoftë se ata egzistojnë, atëherë po bëhet fjalë për një zë që zhduket në zhurmë.
Si rezultat i kësaj, ju duhet të bëni dallimin midis gjendjes tuaj (në Arabinë Saudite) dhe gjendjes në pjesën tjetër të botës islame. Ju duhet të shihni dallimin në mes njerëzve të rëndomtë tuaj dhe njerëzve tanë të rëndomtë, edhe më pak dallimin në mes të dijetarëve tuaj dhe pjesës tjetër të dijetarëve të botës islame. Është një dallim shumë i madh.