Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Burimi: esh-Sherh el-Mumtaz, fq. 74-75
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 20: ”Ne shpjeguam hadithin e Bukhariut se sahabët thanë se nëse profeti (salAllahu alejhi ue selem) e mbulon Safijën (radijAllahu anha) atëherë ajo ishte gruaja e tij dhe nëna e besimtarëve, dhe në qoftë se ai nuk e bën këtë, atëherë ajo do jetë robëresha e tij. Kjo dëshmon se aureti i robëreshës nuk është i njëjtë me auretin e gruas së lirë?”
Përgjigje: ”Me sa duket nuk është aureti i robëreshës sikurse i gruas së lirë. Ajo nuk duhet të mbulohet. Por kjo nuk do të thotë se ajo duhet të qëndroi e zhveshur. Sepse Allahu (Te ala) tha:
وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِن وَرَاء حِجَابٍ ذَلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ
”E kur kërkoni prej tyre (grave të profetit) ndonjë send, atë kërkojeni pas perdes, kjo është më pastër për zemrat tuaja dhe të tyre.” 33:53
Mbulesa e saj si nënat e besimtarëve nga profeti (salAllahu alejhi ue selem) ishte një mbulesë e veçantë.