“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes dijes së burrit dhe të gruas

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Sherh Sahih el-Bukhari (1/267-268)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Imam Bukhari ka thënë:

101 – Ademi na tregoi: Shu’be na tregoi: Ibn-ul-Asbahani na tregoi: E kam dëgjuar Ebu Salih Dhakvun duke ritreguar nga Ebu Said el-Khudri i cili tha:

“Gratë i thanë profetit ﷺ: “Burrat të kanë marrë ty nga ne. Na e ndaj një ditë nga ana jote.” Ai vendosi një ditë me to dhe i takonte ato, i këshillonte dhe i urdhëronte ato. Ai u tha ndër të tjera atyre: “Nuk ka grua nga ju të cilës i vdesin tre fëmijë vetëm se e mbrojnë atë prej zjarrit.” Pastaj një grua i tha: “E dy fëmijë?” Ai ﷺ tha: “Edhe dy.”

Ky hadith përmban disa dobi. Një prej tyre është se gratë e sahabëve nxitonin pas dijes.

Një tjetër është se profeti i mësonte më së shumti burrat. Kjo dëshmon se gruaja nuk mund të krahasohet me burrin kur është fjala për dije, durim në kërkimin e dijes, kumtimin e dijes, praktikimin e dijes apo thirrjen në dije.

Shpërndaje: