Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes dijetarëve edukues (rabanijinë) dhe atyre që pretendojnë të jenë të tillë

Alameh Salih bin Sa’d es-Suhejmi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, si mund të dallojmë mes dijetarëve edukues (rabanijinë) dhe atyre që pretendojnë të jenë të tillë dhe që i devijojnë njerëzit me fetvatë e tyre?

Përgjigje: Në disa mënyra që po i përmbledh:

1-Ata kujdesen dhe i përmbahen Teuhidit.

2-Ata thërrasin për tek Libri i Allahut (azze ue xhel) dhe sunneti i të dërguarit të Allahut ﷺ.

3-Ata e praktikojnë këtë në veprat e tyre, e praktikojnë në veprat e tyre.

4-Janë të qëndrueshëm në kohën e fitneve (sprovave). Ata nuk ndryshojnë në varësi të situatave, ditëve, kohërave, përkundrazi, qëndrimi i tyre është gjithmonë i njëjtë, duke i gjykuar çështjet në bazë të Librit të Allahut dhe sunnetit të profetit ﷺ sipas kuptimit të selefëve të devotshëm.

5-Gjithashtu nga shenjat e tyre është se ata janë të qartë dhe nuk fshihen. Ata nuk mblidhen në shkretëtira dhe në vende të fshehta sepse feja është e qartë, nuk ka asgjë të fshehtë në të, siç thotë Sufjan ibn Ujejneh, Allahu i Lartësuar e mëshiroftë atë:

”Nëse shihni njerëz që kur flasin për çështjet e tyre fetare, veçohen në fshehtësi nga shoqëria, dije se ata janë në themelimin e një devijimi.” 1

6-Gjithashtu nga shenjat e tyre është se qëllimi i tyre nuk është të thërrasin tek vetet e tyre, qëllimi i tyre nuk është të thërrasin tek vetet e tyre (siç thuhet në hadith):

’’Nëse caktohet në pararojë, ai është plotësisht i kënaqur me postin e tij të mbrojtjes, dhe nëse caktohet në prapavijë, ai e pranon postin e tij me kënaqësi.” 2

7-Gjithashtu nga shenjat e tyre është se ata ua duan të mirën vëllezërve njësoj si për veten e tyre. Qëllimi i tyre është udhëzimi i krijesave për tek e mira:

“Që Allahu të udhëzojë një person të vetëm përmes teje, është më e mirë për ty sesa devetë e kuqe.” 3

Këto janë disa nga shenjat dalluese të dijetarëve edukues të cilëve duhet t’u përmbahemi.


1 Kjo fjalë është e njohur si thënie e Umer ibn Abdul-Aziz (Allahu e mëshiroftë). Shejkh Abdu-Selam ibn Berxhes (Allahu e mëshiroftë) në risalen e tij ’’ الأمر بلزوم جماعة المسلمين وامامهم’’ fq. 84 thotë: ”Ky ether nga Umer ibn Abdul Aziz është transmetuar nga imam Ahmedi në ’’Zuhd’’ fq. 48, nga imam Darimi në sunenin e tij 1/343-344, nga imam Lalekai në ’’Sherh Usulu Itikad Ehli Sunneh’’ 1/135, dhe nga Ibn Abdul-Berri në ’’Xhamiu bejan ue Fadlihi’’ 2/932. ”

2 Bukhari (2887).  

3 Bukhari (3701) dhe Muslimi (2406).

 

Shpërndaje: