Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes gjërave që u nevojiten fëmijëve dhe dhuratave

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (vdiq. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (74 A)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “A është e drejtë për t’u blerë djemve dhe bijave atë që u nevojitet.”

Përgjigje: “Është e detyrueshme të qenurit i drejtë ndaj fëmijëve, përveç në atë që ata janë në nevojë. Për shembull, një person ka tre fëmijë. Një prej tyre do të martohet, atëherë në këtë rast, prindi paguan shpenzimet e fëmijës, pa u dhënë dy fëmijëve të tjerë aq sa i tha fëmijut të parë. Sepse koha e tyre e martesës nuk ka ardhur ende. Një shembull tjetër është se prindi ka një vajzë dhe një djalë. Për shembull djali ka nevojë për një shall ose një kapelë që kushton 2 euro, ndërsa vajza ka nevojë për bizhuteri për 10 ose 20 euro. Në këtë rast, ai i blen atë që kanë nevojë secili. Por në qoftë se është fjala për dhuratat përveç nevojave, atëherë ai duhet t’u japë të njëjtat dhurata djemve ashtu edhe vajzave me dallimin e vetëm që djemtë marrin dy fish më shumë.”

Shpërndaje: