Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes Halebiut dhe Selefëve

Alameh Ahmed bin Jahja en-Nexhmi (v. 1429) 

Burimi: ed-Durar en-Nexhmijjeh fi Radd-ish-Shubuhat el-Akadijjeh uel-Menhexhijjeh, fq. 382-385

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmusliamne.com

Historia në lidhje me Abdurr-Rrahman bin Mulxhimit përbëhet nga një mësim i madh. Umer bin el-Hattab (radijAllahu anhu) e dërgoi atë në Egjipt për ti’a mësuar njerëzve Kuranin. Pas kësaj, ai e vrau Ali bin Ebi Talibin (radijAllahu anhu).

Kur Umer bin el-Hattabi (radijAllahu anhu) e kuptoi se Sabigh bënte pyetje të paqarta e fshikulloi atë njëqind herë. Pasi kishte marr veten, ai përsëri e fshikulloi njëqind herë. Kur ai do ta fshikullonte atë të tretën herë, Sabigh tha: “O prijës i besimtarëve! Nëse do të më mbytësh, më mbyt.” Rrjedhimisht ai e dërgoi atë në Kaufeh dhe ndaloi shoqërimin me të. Sapo arrinte në një grup njerëzish, njerëzit u shpërndanin. Pas pak kohe ai shkoi te lideri i Kufes dhe u betua se nuk besonte më si më parë. Si rezultat, bojkoti u shfuqizua1.

Cili është qëndrimi yt, o el-Halebi, ndaj disa prej deklaratave të Selefëve:

“Ai që nderon një bidatçi ka ndihmuar në shkatërrimin e Islamit.”2 ?

Me këtë ti bëj këto pyetje të cilat dua të mi përgjegjës:

1 – Pse e fshikulloi Umer bin el-Khattabi (radijAllahu anhu) Sabighin? Pse i tha atij:

“Po të kisha parë se koka jote është e rruar, unë do ta kisha prerë kokën.”?

A nuk e tha këtë sepse dyshonte se i përkiste Khauarixhëve? Sepse profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:

“Shenja dalluese e tyre është rruajtje e kokës.”3

2 – Pse e dërgoi atë në Kufa? Pse ai ndaloi shoqërimin me të? A nuk ishte sepse Umeri kishte frikë se muslimanët do të ishin infektuar me të menduarit e tij? Po.

Atëherë a na përket neve – që të themi se ne pasojmë hadithet dhe transmetimet – të zemërohemi me atë që thotë se ne nuk duhet të marrim dije nga një Kharixhi ose nga ai që mbron një Kharixhi? A me të vërtetë ky duhet të justifikohet, të shpjegohet, të ftohet në shtëpi, ta shoqërosh dhe të mbrohet? A nuk duhet të përjashtohet ai nga metodologjia Selefite në qoftë se e dimë se ai është një Kharixhi?

Unë jam i habitur me atë se ti, o Shejkh Ali, që asocijohesh me Ehl-ul-Hadithin, je pasiv kur vjen puna për të përjashtuar një Kharixhi nga Selefizmi.


1 Shih Ibn Kethiri “Tefsir el-Kur’an el-Adhim” (7/413).

2 Shu’b-ul-Iman (12/57) nga el-Bejhaki nga Ibrahim bin Mejsarah.

3 Bukhari (7562).

 

Shpërndaje: