Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes ISIS dhe Muhamed bin Abdil-Uehabit

Alameh Abdul-Muhsin bin Hamed el-Abbad el-Bedr 

Burimi: http://al-abbaad.com/index.php/articles/126-1435-10-17

Data e fetvas: 17/10-1435 ose 13/8-2014

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

El-Kubejsi asocioj ISIS në Irak me shejkh Muhamed bin Abdil-Uehabin dhe i quajti ata një ”produkt hebre”. Ai e dëmton veten e tij jashtëzakonisht ashpër kur ai flet në këtë mënyrë kriminale dhe të shëmtuar sepse ai përfshin të vërtetën dhe gënjeshtrën, dhe ata që pasojnë të vërtetën dhe ata që pasojnë gënjeshtrën:

أَفَنَجْعَلُ الْمُسْلِمِينَ كَالْمُجْرِمِينَ مَا لَكُمْ كَيْفَ تَحْكُمُونَ

”A do t’i bëjmë kriminelët të barabartë me myslimanët? Ç’është me ju, si gjykoni ashtu?” 1

أَمْ نَجْعَلُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ كَالْمُفْسِدِينَ فِي الْأَرْضِ أَمْ نَجْعَلُ الْمُتَّقِينَ كَالْفُجَّارِ

”A mos do t’i barazojmë ata që besuan dhe bënë vepra të mira me ata që bënë shkatërrime në tokë, apo do t’i konsiderojmë njësoj si të ruajturit prej të këqijave, si ata që janë mëkatarë?” 2

Unë kam shkruar një artikull në lidhje ISIS edhe në lidhje me metologjinë e shkrimeve të shejkh Muhamed bin Abdil-Uehabit në të cilën kam përmendur se si daveti i tij ishte qëllim përmirësues dhe se ai nuk predikoi asgjë të re. Ai reformoi vetëm metodologjinë Selefite e cila është Kurani dhe Sunneti. Unë gjithashtu përmenda se si ai ka prejardhjen nga Benu Temim që sipas të dërguarit ﷺ do të egzistojë deri në ditën e gjykimit dhe se ata janë njerëzit më të ashpër kundër Dexhallit.

Unë nuk e di se për cilët jehudë, el-Kubejsi po flet. A e ka për qëllim jehudët që pushtuan Palestinën? Apo e ka për qëllim disa jehudë të tjerë? Nëse ai i ka për qëllim ata, ai duhet ta dijë se daveti i Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehabit mbretëroi gjatë mesit të shekullit dymbëdhjetë, ndërsa hebrenjtë pushtuan Palestinën në shekullin e trembëdhjetë. Ai mi kujton mua ata që e quajnë Shejkh-ul-Islam Ibnu Tejmijen ( i cili vdiq në vitin 728) ”Vehabist”.

Shejkh Muhamed bin Abdil-Uehabi jetojë disa shekuj pas Ibnu Tejmijes. Prej atyre që e fyenin thirrjen e shejkh Muhamed bin Abdil-Uehabit ishte irakiani Daud bin Xharxhis të cilin disa dijetarë e kanë refuzuar. El-Kubejsi është një prej trashëgimtarëve të tij sot. Më i shquari sot që pasoi metodologjinë e Shejkh Muhammed bin Abdil-Vehabit duke pasur parasysh të thirrurit në të vërtetën dhe në udhëzimin, dhe pasimin e Selefëve është Shejkhu ynë Abdul-Aziz bin Baz (vdiq 1420 – Allahu e mëshiroftë!). Çfarë ndryshimi ka midis dy trashëguesve dhe dy trashëgimtarëve!

Sa i përket asaj ai e quan liderin e ISIS;it ”qen, i biri i një qeni”, kështu që kjo nuk i përket të folurit të dijetarëve, nxënësve të dijes apo edhe të atyre që bëjnë vepra të mira.


1 68:35-36

2 38:28

Shpërndaje: