Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dallimi mes një thirrësi të mirë dhe një thirrësi të keq

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: I’anet-ul-Mustefid (1/316)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

El-Barkani transmetoi në Sahihun e tij me shtojcën:

”E vetmja gjë që unë kam frikë për umetin tim janë udhëheqësit devijues.” 1

Kjo është një tjetër arsye. Arsyeja e parë ishte konflikti i mbrendshëm. Arsyeja e dytë thirrësit e fitneve. Pra ato janë një arsye tjetër për shkatërrimin e muslimanëve dhepërçarjet mes tyre, dhe pushtimin e armikut mbi muslimanët. Kjo ishte ajo që ka ndodhur me të parin dhe thirrësin e qelbur Abdullah bin Sebe2.

Udhëheqësi (imami) është një person i cili konsiderohet të jetë një model qoftë për të mirë apo për të keq. Nëse ai është i devijuar, devijon umeti dhe i gjen e keqja. Janë për qëllim udhëhqësit e devijuar, dijetarët e devijuar, adhurues të devijuar dhe thirrësa të devijuar. Ata janë të gjithë udhëheqës të devijuar. Kur ata udhëheqin umetin e shpiejnë në shkatërrim. Kur thirrësat e së vërtetës e udhëheqin atë e udhëheqin atë me saktësi dhe qëndrueshmëri.

Nga hadith nënkuptohet se udhëheqësitë korrigjues janë të mirë për umetin. Ata e bashkojnë umetin, ia korrigjojnë besimin e tyre dhe ia reforojnë atë metodologjisë Selefite. Ata sjellin të mirat, ndërsa thirrësat devijues tërheqin nga e vërteta dhe e thërrasin umetin në atë që është në kundërshtim me metodologjinë e Selefëve.

Tani ka njerëz mes nesh që e shohin të panevojshëm metodologjinë e Selefëve. Ata mendojnë se ajo është e prapambetur dhe e pamjaftueshëm. Ata duan që myslimanët të miratojnë një metodologji të re që është e shpikur nga njerëzit injorantë apo të devijuar. Ata duan që thirrësat ta miratojnë këtë metodologji të re dhe të shpikur dhe të braktisin metodologjinë e Selefëve e cila përbëhet nga mirësia, saktësia dhe suksesi. Kjo ka ndodhur.

Hudhejfe (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Njerëzit e pyesnin të dërguarin e Allahut për të mirën, ndërsa unë e pyesja për të keqen nga frika e rënies në të. Unë i thashë: ”O i dërguari i Allahut! Kemi përjetuar periudhën pagane dhe të keqen, pas së cilës Allahu na dha këtë mirësi. A ka ndonjë të keqe pas kësaj mirësie?” Ai u përgjigj: ”Po.” Unë i thashë: ”A ka ndonjë mirësi pas kësaj të keqe?” Ai tha: ”Po,” dhe ajo do të përbëhet nga tymi.” E pyeta: ”Cili është tymi i saj?” Ai u përgjigj: ”Njerëz të cilët pasojnë një rrugë tjetër ndryshe nga rruga ime. Ti do të shohësh disa të mira dhe të këqija prej tyre.” Unë i thashë: ”A ka ndonjë të keqe pas kësaj mirësie.” Ai tha: ”Po, një sprovë e verbër dhe thirrësa për në portat e xhehnemit. Kushdo që i përgjigjet atyre, ata e hedhin atë në të. ”Unë i thashë: ”O i dërguari i Allahut! Përshkruaj ata për ne.” Ai tha: ”Ata vinë nga ne dhe flasin gjuhën tonë.” Unë e pyeta: ”Çfarë më urdhëron të veprojë në qoftë se unë i përjetojë ata?” Ai tha: ”Përmbaju xhematit të muslimanëve dhe udhëheqësit të tyre.” Unë i thashë: ”Dhe në qoftë se ata nuk kanë as xhemat e as udhëheqës?” Ai tha: ”Qëndro larg këtyre grupeve edhe në qoftë se është e nevojshme që të mbahesh për rrënjën e pemës deri sa të vdesësh.” 

 3

Shpëtimi ynë i vetëm është që të pasojmë thirrësat të cilët thërrasin në metodologjinë e Selefëve, në Kuran dhe Sunnet. Këtë janë e mira për këtë umet. Ai që i dëshiron diçka tjetër këtij umeti dhe shpikë një metodologji të re dhe një strategji që është e ndryshme nga metodologjia e Selefëve nuk ia do të mirën umetit dhe pa marrë parasysha e ka bërë këtë me qëllim apo pa qëllim.

Tani për tani, thirrësat injorantë janë rreziku më i madh për umetin. Ata nuk e dinë se çfarë është dituria. Ata i thërrasin njerëzit përgjatë injorancës dhe devijimit. Apo edhe janë dashakeqës të cilët e dinë të vërtetën dhe megjithkëtë ata duan ta distrahojnë umetin nga rruga e drejtë.

_____________________________________________

1 Ahmedi (22448). Autentik sipas Imam Albanit në ”Sahih-ul-Xhami” (1773).

2 Shih https://www.perlatmuslimane.com/shiat-e-pranojne-se-themeluesi-i-sektit-te-tyre-ishte-jehudi/

Shih https://www.perlatmuslimane.com/8096-2/

Shih https://www.perlatmuslimane.com/dy-burimet-e-shiizmit/

3 Bukhari (3606) dhe Muslimi (1847).

Shpërndaje: